Studimi: Bankat private në Shqipëri, financueset kryesore të ekonomisë
Rreth 60 % e bizneseve ankohen për kushtet që kërkojnë bankat. SME-të në Shqipëri përbëjnë mbi 96 për qind të firmave
Ervin KOÇI
Ekonomia shqiptare deri tani është mbajtur në këmbë vetëm falë investimit dhe kreditimit që asaj i kanë dhënë bankat tregtare të nivelit të dytë në vend. Këto banka janë financueset kryesore ose e thënë ndryshe “serumi” i ekonomisë tonë. Ky ka qenë konkluzioni i studimit më të fundit të bërë nga ekspertët e Bankës së Shqipërisë, të cilët kanë analizuar ecurinë ekonomike të vendit gjatë muajve të fundit. Sipas këtij studimi, sistemi bankar në Shqipëri ka rolin më të rëndësishëm në ekonominë shqiptare, më shumë se në çdo vend tjetër të Evropës, për shkak të mungesës së alternativave të tjera, të financimit për ekonominë. Ekspertët e BSH-së janë të mendimit se bizneset dhe individët në vendin tonë kanë të vetmen mundësi financimi bankat private, pasi lëvrimi i parave në mënyra të tjera është bërë mjaftë i vështirë. Kohët e fundit sidomos gjatë vitit 2008, bankat tregtare në vend ishin sistemi më i mirë i likuiditetit për biznesin vendas, sidomos për industrinë e prodhimit, ndërtimin por dhe për sektorin imobiliar. Por ndryshe nga një vit më parë bankat private këtë vit e kanë ndalur kreditimin e madh si vitet e shkuara dhe në përpjekje për të shtuar masat e sigurisë për të pasur sa më të garantuara kreditë që kanë dhënë, po u kërkojnë bizneseve më tepër dokumente, një ndër të cilët edhe dokumentet që vërtetojnë aktivitetin e tyre dhe volumin e prodhimit ose shitjes.
Fuqia e bankave
Bankat tregtare në Shqipëri, zotërojnë sistemin financiar në shkallën më të lartë në krahasim me të gjitha vendet evropiane. Ndërsa aktivet e institucioneve të tjera financiare si kompanitë e sigurimeve, fondet e pensionit, shoqëritë e kursim-kreditit etj, zënë një peshë shumë të vogël në tregun financiar. Nga ana tjetër bursa ose ndryshe tregu i kapitaleve është inekzistent në vendin tonë. Në këtë situatë monopoli të sistemit bankar për kreditimin e ekonomisë dhe normat e interesit që ofrojnë ato marrin një rëndësi të madhe për funksionimin dhe zhvillimin e ekonomisë në tërësi. Skarciteti i madh i këtyre agjentëve ekonomikë, si dhe inekzistenca e tregjeve të mirëfillta të parasë dhe të kapitalit në Shqipëri, kanë sjellë edhe mungesën e përdorimit të instrumenteve të tjera financiare për të siguruar kapital të ri, siç janë obligacionet e shoqërive tregtare, apo letrat e tjera me vlerë.
Varësia
Shumica e bankave private që operojnë në Shqipëri, janë relativisht të vogla dhe do të preferonin të kreditonin ndërmarrjet e vogla e të mesme më mirë se të ekspozoheshin shumë duke kredituar shuma të mëdha parash për kompanitë e mëdha. Përvoja e ekonomive të zhvilluara vëren se ndërmarrjet e vogla e të mesme varen më shumë nga bankat dhe vuajnë më tepër gjatë politikave shtrënguese, sepse për to është më e vështirë të hyjnë në tregjet e kapitalit për të gjetur fonde të reja. Ndërmarrjet e vogla e të mesme në Shqipëri përbëjnë mbi 96 për qind të firmave dhe realizojnë afërsisht 37 për qind të shifrës totale të afarizmit. Prandaj, këto firma pritet që të mbështeten më shumë tek bankat dhe që aktiviteti i tyre të jetë më i ndjeshëm ndaj goditjeve të politikës monetare. Një pjesë e mirë e bizneseve private pranojnë se kredia bankare mbetet kanali më i rëndësishëm i financimit nga burimet e jashtme, ndërkohë që rreth 60 për qind e tyre fajësojnë deri-diku kushtet e shumta që kërkojnë bankat për dhënien e kredisë. Në të vërtetë, ka shumë shkaqe që pengojnë një depërtim më të shpejtë të shërbimeve bankare në ekonomi si për shembull, funksionimi i dobët i sistemit ligjor, "zbukurimi joshës" i bilanceve të firmave, problemet e selektimit të gabuar dhe të rrezikut moral e të tjera. Megjithatë, për sa kohë që bizneset e çfarëdo madhësie në Shqipëri nuk janë në gjendje të hyjnë në tregjet e obligacioneve për të siguruar kapital të ri dhe kredia bankare të konsiderohet si e vetmja alternative financimi nga jashtë, mund të thuhet së bankat tregtare luajnë një rol të rëndësishëm në transmetimin e politikës monetare.
19 Maj 2009