Hetimi amerikan, si u kryen provat dhe matjet pas shpërthimit në Gërdec
Të dhënat mbi karrocën transportuese, e cila është klasifikuar si alibia kryesore e shpërthimit. Megjithatë, ekspertët kanë theksuar se nuk ka asnjë konkluzion përfundimtar kategorik. FBI-ja nxori pesë pistat e mundshme mbi shpërthimin në Gërdec
Habjon Hasani
Tiranë - Gazeta ”Albania” ofron pjesët kryesore dhe më të rëndësishme të raportit sekret të ekspertëve amerikanë të FBI-së dhe ATF-së (Agjencia e posaçme për armatimin) mbi shpërthimin në Gërdec. Ndryshe nga sa u tha publikisht pas ardhjes së këtij raporti nga Shtetet e Bashkuara, për motivet dhe shkaqet e rënies së zjarrit apo të shpërthimit në Gërdec nuk ka një konkluzion kategorik të pamohueshëm dhe të vërtetuar ekzakt shkencërisht. Gjithë sa kanë mundur të bëjnë ekspertët amerikanë ka qenë përcaktimi i disa pistave të mundshme që kanë shkaktuar ndezjen dhe më tej shpërthimin. Nga intervistat, nga pozicionimi dhe plagët e kraterit si dhe nga matjet e bëra me kujdes ekspertët amerikanë kanë përcaktuar si alibinë kryesore atë të ndezjes për shkak të karrocës së dorës që transportonte lëndë plasëse. Megjithatë, ekspertët theksojnë herë pas here në raport se kjo alibi përputhet me vendin e ngjarjes, porse nuk mund të shërbejë si një variant kategorik për motivimin e shpërthimit. Nga raporti jepen të dhëna interesante edhe mbi eksperimentet që ekspertët kanë kryer në ambientet e Ambasadës Amerikane, por edhe në Gërdec.
PËRPUNIMI I VENDNGJARJES
Përpunimi i vendngjarjes filloi ditën e hënë, më 7 prill 2008, dhe përfundoi të premten, më 11 prill 2008. Në përpunimin e vendngjarjes përfshiheshin gjithashtu skicimi i hartës së mjekësisë ligjore dhe dokumentacioni fotografik. Gjatë hetimit ishte me interes të përcaktohej vendndodhja e karrocave të dorës që përdoreshin për transportimin e lëndëve plasëse dhe municioneve që ndodheshin në Fabrikën e Gërdecit në momentin e zjarrit/shpërthimit të fabrikës.
Bazuar në seancat e pyetjeve, përpunimi i vendngjarjes u përqendrua në përpunimin e karrocës që ishte raportuar se kishte marrë zjarr duke shkaktuar shpërthimin. Një karrocë dore u lokalizua në rrënojat përgjatë murit perëndimor, përkundrejt sipërfaqes fillestare të shpërthimit ose kraterit numër 1. Kjo karrocë shfaqte shenja të një nxehtësie të madhe dhe të kontaktit direkt me zjarrin, së bashku me një dëmtim me shtypje të shkaktuar nga një shpërthim. Të dy oficerët e ngarkuar për eksplozivët, Anthony May dhe Mike Eldredge, ranë dakord se provat fizike dhe dëmtimi i karrocës përputhen me deklaratat e dëshmitarëve dhe kushteve që mund të jenë krijuar nga djegia dhe eventualisht shpërthimi i thasëve të mëdhenj me lëndë plasëse në karrocë.
Për të pozicionuar këtë karrocë në zonën e origjinës, bazuar në deklaratat e dëshmitarëve, u evidentua zona e portës kryesore së bashku me portën e hyrjes në ekstremin jugor të fabrikës.
U kërkua veçanërisht të përcaktohej nëse porta ishte e mbyllur në momentin e aksidentit si dhe të gjendej distanca e përafërt dhe koha që do të nevojitej për të ecur nga një banesë e ndodhur në lindje të kompleksit. Disa dëshmitarë deklaruan se kjo shtëpi ishte vendi ku karrocat e dorës saldoheshin. Koha e ecjes u llogarit dhe ishte ndërmjet 40 dhe 45 sekondave.
Porta kryesore ishte e përbërë nga dy porta të veçuara një anë normalisht e fiksuar (ana e majtë) dhe ana tjetër e lëvizshme (ana e djathtë). Mbyllja e anës së majtë sigurohej duke përdorur një shufër në formën ”L” të fiksuar në fund të portës dhe të futur në një vrimë në tokë. Porta e krahut të majtë kishte gjithashtu një shul të fiksuar në një pjesë kryq, që e fiksonte në portën e krahut të djathtë. Ana e djathtë hapej për të lejuar trafikun e makinave si dhe kishte gjithashtu një derë më të vogël për kalimin e këmbësorëve me një çelës dhe me një shul më të vogël.
Të premten, më 11 prill 2008, agjenti special i diplomuar për zjarrin, Larry R. Smith, inspektoi zonën ku besohet se ka nisur zjarri. Ky vend u gërmua nga një grup i menaxhimit të bombave eksplozive i forcave ushtarake të Shqipërisë. Gërmimi u krye me dorë, duke përdorur lopata, për të hequr baltën, e cila ishte vendosur në zonë nga shpërthimi.
Zgjedhja e sipërfaqes që u gërmua u bë nga agjenti special Smith, i cili vrojtoi gjurmët e zjarrit mbi gëzhoja 130 mm në këtë zonë. Zona me impaktin direkt më të vogël të zjarrit mbi gëzhoja rezultati të ishte ana jugperëndimore e pirgut të gëzhojave të fishekëve 130 mm. Kjo sipërfaqe u zgjodh gjithashtu edhe si rezultat i vendosjes së një karroce metalike pikërisht në pjesën veriperëndimore të zonës. Kjo karrocë shfaqte dëmtime të mëdha në zonën ballore të trupit të karrocës dhe në rrotat e përparme që me sa dukej janë shkaktuar nga presioni i shpërthimit direkt nga sipër dhe në kontaktin e drejtpërdrejtë me pjesën e përparme të karrocës.
Një tjetër arsye e zgjedhjes së kësaj zone për gërmim ishte fakti se sipërfaqja e gërmimit në një drejtim me kraterin e shpërthimit numër 1 dhe me vendin ku karroca e dorës e dyshuar për shpërthimin mbërriti pas shpërthimit.
Pasi u gërmua zona dhe doli në pah pllaka e betonit, u vrojtuan thyerje në beton. U përcaktua se këto thyerje përputheshin me rrotat e përparme të karrocës që u përplasën me forcë në beton, nën presionin e shpërthimit të ushtruar direkt mbi rrotat e përparme.
Karroca u vendos në zonën e gërmuar dhe u morën fotografi. Dëmtimet në sipërfaqen ku rrotat mbeteshin mbi beton përputheshin me ato që bëhen nga rrota gjatë një shpërthimi.
Rezultatet e thyerjes së betonit u vrojtuan në fundin e dorezës së karrocës. Kjo gjë mund t’i atribuohet thasëve të lëndës plasëse në fundin e dorezës së karrocës, të cilat, duke u djegur bënë të mundur impaktin direkt të flakëve në beton, gjë që bëri të mundur shkatërrimin e betonit. Kjo përputhet gjithashtu dhe me impaktin direkt të flakëve dhe zonat e djegies që u vrojtuan në arkat e gëzhojave 130 mm të përmendura më lart.
U morën gjithashtu fotografi të dëmtimit të betonit pasi u hoq karroca e dorës.
Ditën e dytë u realizua përshkrimi në këmbë i vendngjarjes me ndihmën e grupit shqiptar të menaxhimit të bombave dhe eksplozivëve. Ishte raportuar se në pronën e fabrikës ishin vendosur deri në 37 kontejnerë CONEX 12.2 metra, të cilët përmbanin lëndë plasëse. U bë studimi i vendngjarjes për të lokalizuar provat e këtyre kontejnerëve. Para studimit, grupit iu tregua fotografia e një kontejneri CONEX për të kuptuar se çfarë po kërkonin. Në anën veriore të vendngjarjes afërsisht në mes të distancës nga kodra, u zbulua një copë mbështjellëse çeliku që i përkiste fundit të një kutie CONEX.
Asnjë provë nuk u mor në dorëzim nga ATF-ja. Materialet e destinuara si prova për qëllime imediate hetimi u fotografuan.
TË DHËNA TEKNIKE
Lëndët plasëse, si baruti i zi dhe baruti pa tym, janë shumë të ndjeshme ndaj nxehtësisë. Temperatura e vetëndezjes së barutit të zi është 164.4 gradë celsius. Në këto temperatura lënda plasëse merr flakë dhe digjet. Lëndët plasëse me nitrocelulozë me një bazë, janë më të prira për degradim. Lëndët plasëse me dy bazë janë më të ngadalshme në këtë proces degradimi. Lëndëve plasëse u shtohen elemente stabilizues për të evituar përkeqësimin e tyre. Sasia e lëndës stabilizuese varfërohet me kalimin e kohës dhe lënda plasëse bëhet më e prirë për të marrë zjarr nën influencën e faktorëve të jashtëm si elektriciteti statik i prodhuar nga njerëzit apo nxehtësia. Elektriciteti statik është i mjaftueshëm për ndezjen e lëndëve plasëse. Lëndët plasëse të stokuara duhet të testohen periodikisht për të verifikuar sasinë e mbetur të lëndës stabilizuese pasi varfërimi i saj mund të çojë në vetëndezje.
Më 10 prill 2008, në kompleksin e Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, u testua një ekzemplar karroce e marrë nga vendngjarja për të përcaktuar se sa e mban nxehtësinë një karrocë prej metali të salduar. Duke përdorur një saldim me hark një kornizë saldimi u vendos afër dorezës së karrocës. Temperatura fillestare e matur ishte mbi 500 gradë celsius (duke kaluar kapacitetin e instrumentit matës). Çdo 30 sekonda është bërë një matje temperature. U përcaktua se pas dy minutash nxehtësia zvogëlohej shumë duke marrë një vlerë shumë më të vogël se temperaturat e vetëndezjes së lëndëve plasëse. Megjithatë, brenda intervalit kohor prej 2 minutash që nga koha e saldimit, temperatura e metalit ishte e lartë, mjaftueshëm sa për të shkaktuar ndezjen e lëndës plasëse. Këto teste u kufizuan vetëm në kuadrin e thjeshtë të përcaktimit si shkak të mundshëm të tyre për të qenë burim potencial i marrjes flakë. Faktorë të tillë si sasia e saldimeve të kryera dhe vendndodhja e saldimit në karrocë d të sillnin konkluzione vetëm lidhur me mbajtjen e më shumë ose e më pak kohe nxehtësie.
PËRFUNDIME
Bazuar në ekzaminimin e vendngjarjes dhe në deklaratat e dëshmitarëve, opinioni i kombinuar i ekspertëve që morën pjesë është se kjo ngjarje u shkaktua nga një zjarr që nisi në një karrocë dore të ngarkuar me lëndë plasëse, të ngarkuar në thasë plastikë, që shkaktoi shpërthimin e shumicës së rezervave municioneve dhe lëndëve plasëse në pronësi të fabrikës.
Zjarri nisi në afërsi të qendrës së ekstremit jugor të fabrikës së përpunimit, në rreth 10 metra brenda portës afër tavolinës së çmontimit të fishekëve 122 mm.
Rrjedha më e mundshme e ngjarjeve bazuar në prova është ajo që punëtorët ishin në procesin e zhvendosjes së thasëve plastikë që mbanin lëndët plasëse, në karrocat e dorës. Lënda plasëse në njërën nga karrocat mori flakë që u përhap në vendet e stokimit aty pranë. Zjarri vazhdoi të digjej për një kohë të shkurtër derisa shkaktoi eventualisht shpërthimin në zonën ku ishin vënë pirg municione ushtarake me detonatorë dhe pa detonatorë në skajin juglindor të fabrikës. Ky shpërthim shkaktoi një reaksion zinxhir duke rezultuar eventualisht në disa shpërthime të mëdhenj të cilët përfshinë disa lëndë plasëse dhe shumicën e municioneve në pronësi të fabrikës.
Shkaku ekzakt i zjarrit është i panjohur, megjithëse ka disa kushte të punës që mund të kenë çuar në nisjen e zjarrit duke filluar nga thasët e lëndëve plasëse. Siç është deklaruar paraprakisht, lëndët plasëse, si baruti i zi dhe baruti pa tym me dy baza, janë shumë të ndjeshëm nga prodhimi i nxehtësisë, elektriciteti statik, fërkimi ose flaka.
Më poshtë vijon lista e burimeve më të mundshme të ndezjes, bazuar në provat e mbledhura si dhe informacioni i dëshmitarëve deri më tani:
1. Transferimi i nxehtësisë nga karroca e salduar.
Deklaratat e dëshmitarëve tregojnë se karrocat e derës thyheshin vazhdimisht dhe riparoheshin me saldim. Roja i sigurimit ka deklaruar se atë ditë ishin riparuar tri karroca. Në fakt ai deklaroi se të paktën njëra nga karrocat ishte riparuar brenda intervalit kohor prej 30 minutash para se zjarri të binte. Ekziston mundësia që kallaji në karrocë të ketë ruajtur një sasi të mjaftueshme nxehtësie për një kohë të gjatë, mjaftueshëm sa që një thes me lëndë plasëse duke u vënë në kontakt me të, të fillojë të ndizet dhe të marrë flakë.
2. Ndezja nga kompresioni i lëndës djegëse të vendosur çrregullt
Deklaratat e dëshmitarëve dhe fotografitë para shpërthimit tregojnë se ekziston mundësia që në dyshemenë prej betoni të kishte lëndë plasëse të vendosur në mënyrë të çrregullt(barut i zi dhe barut pa tym). Deklaratat e dëshmitarëve dhe ekzaminimi i provave në vendngjarje konfirmon se rrotat e karrocës ishin metalike me një veshje gome e cila shpesh çahej dhe konsumohej. Asnjë nga karrocat e marra në shqyrtim nuk dha prova të një veshjeje prej gome në rrota. Ekziston mundësia që shtyrja e karrocës metalike mbi lëndën plasëse që ishte vendosur në mënyrë të çrregullt, mund të ketë shkaktuar një nxehtësi të mjaftueshme, shok dhe fërkim sa për të ndezur barutin.
3. Kontakti metal mbi metal
Ekziston mundësia që një shkëndijë e prodhuar nga kontakti i dy karrocave se kontakti i një leve të veglave të tjera metalike me karrocën ose me objekte të tjera metalike, si shiritat metalikë të kutive të municioneve, mund të ketë shkaktuar djegien e lëndës plasëse.
4. Burim i hapur flake
Megjithëse kishte tabela që ndalonin duhanin dhe kishte një zonë të caktuar për të pirë duhan asnjërit nuk i ishte kërkuar të linte çakmakët, shkrepëset apo materiale të tjera që përdoren për ndezje zjarri në portë përpara se të hynin në fabrikë. Ekziston mundësia që dikush që ishte duke pirë duhan brenda kompleksit, të ketë qenë shkaku i zjarrit fillestar.
5. Shkarkesa elektrostatike
Elektriciteti elektrostatik mund të prodhohet nga persona që veshin rroba najlon ose sintetike. Ngarkesa elektrostatike ka energji të mjaftueshme për të ndezur lëndën plasëse. Veshja e përshtatshme për punë është 100 për qind pambuk. Lagështia prej 94 për qind deri në 100 për qind atë ditë e redukton mundësinë e ngarkesës elektrostatike.
ZBULIME SUPLEMENTARE
Në Gërdec, gjatë zhvillimit të këtij hetimi, u zbuluan praktika pune, të cilat u konsideruan si procedura të pasigurta në raport me standardet normale të punës që ka të bëjë me eksplozivë dhe lëndë plasëse. Ky informacion bazohet në deklaratat e dëshmitarëve dhe fotografitë e videot e para shpërthimit, marrë në muajin që paraprinte shpërthimin:
1. Vënia në punë e punëtorëve të pastërvitur për çmontimin dhe transportimin e lëndëve plasëse me pak ose pa trajnim për trajtimin e lëndëve plasëse.
2. Përdorimi i makinerive që nuk ishin të pajisura me sisteme standard të sigurimit në punë në një zonë me aktivitete me lëndët eksplozive si shuarësit e shkëndijave shuarësit e zjarrit dhe shiritat e sigurimit. Në fotografi tregohet një makinë në fabrikë, së cilës po i derdhej materiali me të cilin ishte ngarkuar.
3. Mungesë e politikave drejtuese dhe pajisjeve për parandalimin e zjarrit në zonën e operacioneve. Personalit i lejohej të transportonte çakmakë, shkrepëse dhe pajisje të tjera që prodhojnë zjarr brenda në fabrikë, në vend që të siguronin ato tek porta e hyrjes. Gjithashtu ne identifikuam vetëm një shuarës zjarri në vendin ku kryheshin punimet i cili nuk kishte shënim dhe dukej se ishte bllokuar nga disa kuti.
4. Mungesë e përgjithshme e rregullit dhe e mirëmbajtjes. Fotografitë nga parashpërthimi tregojnë mbeturina dhe plehra në dysheme artikuj eksplozivë të vendosur në qiell të hapur pa mbrojtje nga shiu, si dhe elemente me predha me detonatorë të pasiguruar dhe thasë me lëndë plasëse që dergjeshin në tokë dhe ku secila prej tyre mund të provokonte një aksident në çdo moment. Lejohej gjithashtu grumbullimi i kutive bosh të municioneve brenda magazinës.
5. Në sipërfaqen e punës lejohej veshje e papërshtatshme që prodhonte elektricitet statik. Për më tepër nuk bëhej asnjë seancë stërvitjeje mbi procedurat e tokëzimit për të ulur rreziqet nga elektriciteti statik.
6. Lëndët plasëse mblidheshin dhe ruheshin në thasë plastikë të papërshtatshëm.
7. Artikuj të shumtë municionesh dhe lëndësh plasëse ushtarake përpunoheshin por pak ose asnjë prej tyre nuk zhvendosej nga fabrika gjë që sillte si pasojë mbetjen e stokuar në fabrikë të eksplozivëve dhe mbeturinave të tepërta.
8. Një operacion i këtyre përmasave nuk duhej të ishte zhvilluar kurrë në një vend kaq afër me rrugët dhe rezidencat publike. Për më tepër, komponentët eksplozive që rezultonin nga operacionet nuk stokoheshin konform asnjë standardi të pranuar. Municionet ose eksplozivët e stokuar në një vend duhet të magazinohen duke marrë parasysh distancat që pranohen si të sigurta nga rrugët dhe ndërtesat e banuara. Bazuar në të dhënat e furnizuara nga grupi i hetimit, distanca e llogaritur për sasinë e eksplozivit dhe municionit të grumbulluar në Gërdec duhet të jetë 2462.5 metra nga rruga ose ndërtesa publike më e afërt. Ky është standardi që përdoret nga Shtetet e Bashku7ara dhe nga vendet anëtare të NATO-s.
Firmosën dokumentin
Anthony L. May
Larry R. Smith
Peter J O’Conor
19 Maj 2009