Doktoraturat perzgjedhja ne mars. 860 kuota per UT
Brenda muajit mars do të mbyllet përfundimisht, procesi i doktoraturave. Keshilli i ministrave ka miratuar kuotat e propozuara dhe Universiteti i Tiranës është ai me numrin më të lartë të kuotave. Janë 860 kuota për doktoraturë në fakultet të ndryshme të këtij universiteti. Fakulteti ekonomik dhe ai i Histori- Filologjisë kanë numrin më të lartë të pranimeve me 180 kuota, më pas renditet ai i Shkencave të Natyrës me 120 kuota, shkenact sociale me 100, drejtësia me 90, mjekësia me 75 dhe gjuhët e huaja me 35 kuota pranimi.
“Tashmë është pjesa proceduriale që fakultetet duhet të ndjekin. Përsa i përket përcaktimit të qartë të kritereve dhe shpalljes së tyre publikisht për gjithë të interesuarit, besoj nga marsi duhet të fillojë procesi. Pothuajse gjithë kandidatët tani janë detyruar të ndjekin disa provime, të marrin një sasi kreditesh të caktuara. Këtu ka një lloj diferencimi të atyre që kanë mbaruar një master të nivelit të dytë i cili është ekuivalentuar me ndryshimet në ligjin për arsimin e lartë si post master që do të thotë që disa kredite prej tyre njihen në procesin e doktoraturës” thotë Ervin Demo, drejtor i marrëdhenieve me publikun ne UT.
Përsa i përket përzgjedhjes së kandidatëve ajo do të behet në bazë të kritereve ku nota mesatare, ashtu si vitet e kaluara është kushti bazë, por ajo ndryshon sipas fakulteteve.
Edlira Sulejmani