E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kukes shtohet dhuna mbi grate

Në vitin 2010 rastet e dhunës në familje,e kryesisht ndaj grave,janë shtuar në Qarkun e Kukësit. Por në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Kukës,gjatë vitit të kaluar janë shënuar vetëm 7 raste kur gratë kanë kërkuar mbrotje edhe pse ky institucion pranon se dhuna në familje ka shënuar rritje vit pas viti.

“Në tre vitet e tyre në muajt e fundit rezulton se numri I tyre është shtuar. Në vitin 2008 ishin vetëm 2 kërkesa, në 2009- 4 dhe në 2010 ishin gjithsej 7 kërkesa” thotë Shikim Korbi, kancelar i Gjykatës Kukës.

Ndërsa sipas përfaqësuesve ligjorë,apo avokatëve të cilët marrin përsipër mbrojtjen e të dhunuarve, vitin e kaluar është shënuar një risi dhuna e grave ndaj burrave.

“Në gjykatën e Kuksit janë gjykuar disa raste dhe me sa kam marrë pjesë unë në mbrojtje në gjykimin e këtyre çështjeve, numri I këtyre çështjeve ka ardhur në rritje. Dhuna në familje është një fenomen që zakonisht vihet re në zonat rurale të qarkut të Kuksit” thotë avokatja Aurora Guska.

Ndërsa përfaqësues të shoqërisë civile që meren me problemet e grave dhe vajzave thonë se edhe pse ligjet që mbrojnë kategoritë e dhunuara janë mjaft cilësorë problem mbetet zbatueshmëria e tyre.

“Edhe ato pak mekanizma që ekzistojnë në ndihmë të tyre nuk është se janë funksionale. Ekzistojnë ligje shumë të bukura të shkruara në letër, madje që mund të na I kenë zili edhe ndërkombëtarët, mirëpo fakti është se zbatueshmëria e tyre është shumë e vështirë” thotë -Vera Istrefaj, drejtoreshë ekzekutive e Qendrës së Grave dhe Shërbimeve Sociale në Kukës.

Nga statistikat e gjykatës rezulton se numrin më të lartë të të dhunuarve e përbëjnë gratë e zonave të thella rurale, ku mentaliteti vazhdon të dënojë gjininë femërore.Por edhe rastet e denoncuara në zona urbane,janë ende shumë të ulta krahasuar me cndodh në realitet.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›