E Shtunë, 31 Tetor 2026

Demokratët i heqin të drejtën e pronësisë pronarit legjitim, kundërshtojnë republikanët

Projektligji Për disa shtesa dhe ndryshime për kthimin dhe kompensimin e pronës te ish-pronarët, të ndryshuar u miratua në Komisionin e Ligjeve vetëm me votat e mazhorancës, duke qenë në kundërshtim të plotë nga opozita dhe kryetari i Partisë Republikane, Arjan Madhi. Sipas këtij ligji, Drejtoria e Administrimit dhe Shitjes së Pronave Publike ka të drejtë tia shesë truallin shoqërisë apo kompanive të huaja, të cilat e kanë vënë në shfrytëzim të biznesit të tyre me çmim tregu, ndërsa pjesa tjetër i kthehet subjektit të shpronësuar, që është edhe pronari legjitim i pronës. Nëse shoqëria refuzon ta blejë tokën brenda një afati kohor, atëherë toka i kthehet subjektit të shpronësuar. Pra, në kontekst të plotë me ligjin në fjalë, shteti i shet me çmim tregu tokën biznesit që e ka atë në përdorim, edhe në rast të refuzimit të pronarit të saj legjitim. Gjithashtu sipas projektligjit, shteti duhet të kryejë privatizimin e pasurive shtetërore, për të cilat nuk ka vendim të dhënë nga Komisioni i Kthimit dhe Kompensimit të Pronave të shiten me anë të procedurës së ankandit. Të ardhurat nga kjo shitje do të kalojnë në fondin e kompensimit për ish- pronarët. Arben Rrushaj, specialist i ekonomisë i pranishëm në komisionin e ligjeve shpjegoi se projektligji synon të rregullojë një marrëdhënie, ti referohet homonimeve të përbashkëta të kapitalit shtetëror dhe atij privat të zhvilluara në vitet e para të zhvillimit të ekonomisë së tregut. Rrushaj tha se në periudhën e viteve 94 për shkak të mungesës së legjislacionit ka pasur kompani, për të cilat zhvillimi i tyre ka nevojë për tu vënë në baza të rregullta ligjore. Ai u shpreh se shteti në këto kompani ka qenë dhe është në minorancë. Toka këtyre kompanive, tha Rrushaj  nuk është vënë në pronësi, por është vënë në përdorim. Ai tha se këto kompani që kanë marrë tokën e kanë ende në përdorim, duke i hequr çdo lloj mundësie qoftë shtetit, qoftë subjekteve të shpronësuara, të cilëve iu është njohur e drejta e shpronësime. Rrushaj u shpreh se kompanitë në shumë raste kanë më shumë tokë seç duhet për të zhvilluar aktivitetin e tyre. Dhe duke mos e pasur në pronësi sipas tij, edhe vetë këto kompani në një farë mase pengohen për të mos e zhvilluar biznesin e tyre. Është menduar që kompanive të vendosin sesa tokë iu duhet për të zhvilluar aktivitetin normal të tyre dhe atë pjesë të tokës që iu duhet për të ushtruar aktivitetin, të mund ta blejnë me çmime tregu dhe ky fond që do të merret tiu kalohet ish-pronarëve, në rast se toka është shtetërore të kalohet në fondin e kompensimit fizik, u shpreh Rrushaj. Sipas deputetit Pandeli Majko nga opozita, projektligji është antikushtetues pasi shkel të drejtën e pronësisë, duke renditur pronarin pas biznesit e zotëron truallin. Në rast se as shoqëria që ka në përdorim tokën dhe as pronari i saj legjitim nuk janë të interesuar  për të, atëherë  shteti e nxjerr në ankand dhe të ardhurat kalojnë në fondin e kompensimit financiar. Ndërsa, kryetari i Partisë Republikane, Arjan Madhi tha se ky projektligj ka dy momente, atë me interes financiar dhe atë me interes të veprimtarive shoqërore. Duke iu drejtuar specialistit të ekonomisë, Rrushaj, Madhi shtroi pyetjen se  është pjesë përbërëse e  truallit  edhe asetet e shtetit që janë të shprehura në kuotën kapitale. Në përgjigje të pyetjes, Rrushaj sqaroi se asetet nuk janë pjesë e kapitalit financiar. Kur ka objekte shtetërore, tha Rrushaj qoftë mbi tokë shtetërore të vendosura, i hapet rrugë procedurës së ankandit në mënyrë që kompensimi financiar të shkojë për efekt të kompensimit të ish pronarëve. Madhi vijoi se në rast se kompanitë  brenda 6 muajve nuk blejnë këtë tokë, humbasin të drejtën në këtë transaksion. Në këtë kuadër, nënvizoi Madhi menjëherë shteti zëvendëson kontratën e qerasë nga pronari i  pronësisë. Sipas tij, nuk është e ligjshme  ti jepet si kompetencë Drejtorisë se kur do të bëhet kjo shitje, sepse është qeveria ajo që e përcakton. Madhi vijoi duke u shprehur se kjo është një mangësi e projektit dhe nuk është raportuar me grupet e interesit. Komisioni i ligjeve miratoi edhe dy projektligje të tjera, të cilat kaluan me shumicë votash dhe pa debat. U miratua projektligji Për ratifikimin e marrëveshjes nëpërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Dukatit të Madh të Luksenburgut për shmangien e tatimit të dyfishtë dhe parandalimin e evazionit fiskal mbi tatimet mbi të ardhurat dhe kapitalin. Më tej u miratua edhe projektligji Për ratifikimin e marrëveshjes së themelimit të koorporatës islamike për zhvillimin e sektorit privat.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›