E Shtunë, 31 Tetor 2026

Iluzionet e Matoshit në një album



Iluzionisti Sami Matoshi gjithë përvojën e tij e ka përfshirë në një album. Pak ditë më parë në një panel miqsh e të ftuar, iluzionisti ka treguar natyrën e punës së tij të përmbledhur si përvojë sugjestionues në një libër memorie.

Matoshi e sjell këtë album pas një eksperience të njohur tashmë për publikun shqiptar, duke kujtuar dhe suksesin, dhe sfidat në këtë fushë, që ai ka pasur si brenda edhe jashtë vendit. Me sensacionin për të të habitur, Matoshi është përpjekur të realizojë profesionalisht atë që ne e quajmë iluzionizëm. Ndërsa “detyra” e tij është të tejkalojë imagjinatën, duke sfiduar natyrën njerëzore të të përfytyruarit - ashtu siç ishte, dhe mbahet mend nga publiku në Tiranë, prerja “live” e dorës në sheshin “Skënderbej”.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›