E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dokumentarët e javës në Explorer

Nga Express më 05 shkurt 2011 në ora 16:19

Detektivët mjekësorë

Ngjarje që kanë tronditur botën... Akte kriminale të pabesueshme... Krime të ekzekutuara me fshehtësi të jashtëzakonshme... Vështirësitë e policisë dhe roli vendimtar i detektivëve mjekësorë në zbardhjen e rasteve gati të pamundura... Cilët janë disa prej ngjarjeve më të bujshme që kanë marrë përgjigje prej metodave dhe angazhimit të ekspertëve hetimor që i përpunojnë provat e tyre në laboratorët mjekësore.. Pse gjithmonë e më shumë, ata po marrin rolin kryesor në hetimin e ngjarjeve të pazbardhura?
Ora 21:00, çdo të hënë në Explorer Shkencë

50 fakte të panjohura rreth kafshëve

Për të kuptuar 50 faktet më të çuditshme nga jeta e kafshëve duhet t’i drejtohemi shkencës. Gjithçka nisi me asgjë. Më pas... një pluhur i padukshëm hapësinor u shpërnda nga forca të paimagjinueshme dhe u krijuan planetët.
Ora 20:00, çdo të Mërkurë në Explorer Natyrë

Dashuri në luftë

Ndoshta është përplasja më e vjetër në Botë... Lufta mes dy gjinive....
Cilat janë të drejtat që gëzojnë sot meshkujt dhe femrat?
Do të udhëtojmë në katër vende të ndryshme, Suedi, Amerike, Japoni dhe Turqi për t’u njohur me modele sociale, reforma, histori personale... Cilat janë sot marrëdhëniet burrë - grua? Ç’rol ka familja në shoqëri?
Ora 22:00, çdo të enjte në Explorer Histori

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›