Dokumentet dhe zyrat ku duhet të paraqiten të dënuarit politikë
17/09/2009 Sektori i dëmshpërblimit të të dënuarve politikë paraqet informacionin zyrtar
Sektori i dëmshpërblimit të të dënuarve politikë në një deklaratë të dhënë për mediet ka paraqitur procedurën që duhet të ndjekin përfituesit e dëmshpërblimit në paraqitjen e dokumenteve si dhe në dokumentet që duhet të plotësojnë. Përgjegjësi i këtij sektori, Lekë Hajdari, thekson se deri tani janë duke u ekzekutuar tri vendime të Këshillit të Ministrave për dëmshpërblimin, ndërkohë që janë likuiduar rreth 50 për qind të listave të miratuara. Hajdari shton se administrata e drejtuar prej tij ka gjithë vullnetin dhe angazhimin në dëmshpërblimin sa më shpejt të përfituesve, por vonesat janë për shkak të numrit jo të mjaftueshëm të specialistëve që ka kjo strukturë, gjë që sjell pamundësinë e përballimit të fluksit të dosjeve të paraqitura. Për të lehtësuar sa më shumë të dënuarit politikë, Hajdari sqaron se cilat janë dokumentet që duhen si dhe format e paraqitjes së tyre në sektorin e drejtuar prej tij. Dokumentacioni pranohet në tri rrugë: me postë prej vetë të interesuarve, nëpërmjet thesarit, po me poste, ndërsa është dhe dorëzimi i drejtpërdrejtë, por që pranohen dy herë në javë. Sipas Hajdarit, dorëzimi drejtpërdrejtë në institucion është dhe më i sakti, pasi administrata nuk pranon dokumente të paplota, duke rekomanduar plotësimin. Ndërsa dy format e tjera deri tani kanë sjellë problem, pasi shpesh dosja dërgohet e paplotë. Dhe detyrimisht nuk likuidohen. Kjo situatë vjen pasi degët e thesarit i pranojnë dokumentet siç u paraqiten, pa i kontrolluar për pasaktësitë.
Në lidhje me situatën e krijuar, ku disa medie publikojnë lista për të dënuarit politikë, Hajdari thekson se asnjë i dënuar nuk mund të marrë dëmshpërblimin pa qenë më parë i miratuar në qeveri. Ai shton se janë dy kategori që po likuidohen: të dënuarit që jetojnë dhe ata që nuk jetojnë, pra që kanë vdekur përpara ose pas daljes së ligjit. Por për të tërhequr paratë duhet që më parë në këtë drejtori të paraqiten dokumentet përkatëse prej përfituesve.
“Theksoj se në rast të përfitimit të dëmshpërblimit nga trashëgimtarët nuk kërkohet certifikata familjare, por certifikata e trungut, pasi shpesh paraqitet dokument tjetër nga ai i kërkuari. Në rast se gjendjet civile nuk kanë certifikata të trungut, duhet t’i drejtojnë të interesuarit në zyrat e prefekturave apo nënprefekturave, që i posedojnë këto dokumente”, - tha Hajdari. Ndërkohë bëhet e ditur se zyrat do të presin të dënuarit politikë dy ditë në javë: në Tiranë nga ora 12:00 deri më 14:00, ndërsa në rrethe nga ora 8:00 deri më 12:00 çdo të martë dhe të enjte. Ndërsa pritja për paraqitjen e dokumenteve realizohet vetëm në Institutin e të Përndjekurve në katin e parë.
Hajdari bën me dije se çdo listëpagesë apo informacion që ka të bëjë me të përndjekurit do të jetë vetëm në gazetën “Metropol” si dhe në atë “Telegraf”. Kjo duke reflektuar seriozitet në publikimet që do të realizohen dhe për të shmangur lëvizjet e panevojshme. Çdo njoftim që do të publikohet në këto dy gazeta do të jetë zyrtar dhe me përgjegjësi të plotë. Ndërkohë bëhet thirrje për respektimin e orarit prej të dënuarve politikë, ndërsa degët e thesarit nuk duhet të pranojnë dosje të paplota. Në rast se dosjet paraqiten me dokumentet e kërkuara, dëmshpërblimi do të vijojë në maksimum pa ndërprerje.
Dokumentet
Të dënuarit që jetojnë:
Dokumentin e identifikimit.
Numri i llogarisë bankare.
Trashëgimtarët për ata që nuk jetojnë:
Certifikatën e vdekjes së të dënuarit që nuk jeton.
Certifikatën e trungut familjare të ish-të dënuarit.
Dokumentin e identifikimit.
Numrat e llogarisë, sa trashëgimtarë përfitojnë ose prokurë e posaçme e trashëgimtarëve që autorizojnë një person të tërheqë paratë.