Hetimet, punishte për falsifikimin e parave
17/09/2009 Shumë denoncime nga qytetarët, iu kanw lwnw nw dorw kartëmonedha false
Dyshohet që aktiviteti të kryhet në Durrës ose Tiranë, njw i arrestuar
DURRES- Zbulimi brenda muajit shtator i disa rasteve të vënies në qarkullim të parave të falsifikuara ka shtyrë Sektorin e Luftës Kundër Krimit Ekonomik dhe Financiarë të kërkojë gjurmët e vendit të fabrikimit. Burime policore bëjnë të ditur se kartëmonedhat e prerjeve 2000 lekëshe të sekuestruara dhjetë ditë më parë janë dërguar në laboratorin e Tiranës për ekzaminime të mëtejshme. Për vënien në qarkullim të tyre është akuzuar shtetasi Shpëtim M., 22 vjeç, i lindur në Kukës dhe banues në Shkozet, i cili është vënë në kushte arresti. Pak ditë pasi këto prerje, të gjitha të të njëjtës seri duke mbajtur numrin ZC 345897, policia ka marrë një tjetër kallëzim penal. Këtë herë shtetasi Shkëlqim Rexhepi, i lindur në Dibër dhe banues në Rrashbull është akuzuar se i ka lënë në dorë një tregtar një prerje 20 euro, e cila mendohet se është e falsifikuar. Policia ka dyshime se në Durrës apo në Tiranë gjendet një punishte që prodhon para të fabrikuara në punishte ilegale. Në qytetin bregdetar policia në vitet e fundit ka zbuluar punishte të palicencuar të prodhimit të pijeve, punishte që gatuanin targa dhe dokumente për automjete, të tjera që kryenin stampime dhe fabrikime të certifikatave etj apo edhe vende e bodrume të realizimit të përzierjeve të drogave të llojeve të ndryshme. Janë disa lokale e banesa që janë vënë në shënjestër të vëzhgimit nga ana e agjentëve të policisë për të marrë informacione për aktivitetet legale dhe ilegale të tyre.