Dokumentet e prokurorisë: Kur u paralajmërua "Gërdeci"
Ushtarakët, punonjësit e MEICO-s dhe zyrtarë në Ministrinë e Mbrojtjes, kanë paralajmëruar tragjedinë e Gërdecit, ku humbën jetën 26 persona dhe qindra të tjerë u plagosën. Prokuroria ka marrë dëshmitë e tyre, duke i administruar në dosjen voluminoze. "Ka të dhëna të mjaftueshme se të pandehurit Ylli Pinari, Mihal Delijorgji, Dritan Minxolli dhe Sokol Ngjeçi, në bashkëpunim, si dhe personi juridik i pandehur, shoqëria ‘Albademil sh.p.k‘, me dashje, kanë organizuar dhe realizuar procesin e çmilitarizimit dhe çmontimit të municioneve, duke shpërfillur çdo rregull e standard sigurie dhe natyrën e burimit të rrezikut veçanërisht të shtuar, që përbënte zhvillimi i këtij procesi", thuhet në dosjen penale. Gjithashtu me arrogancë kanë shpërfillur paralajmërimet e disa punonjësve të ndërmarrjes MEICO dhe të shoqërisë "Albademil sh.p.k" që ai përfaqësonte, për rrezikun real të pranishëm që përbënte realizimi i këtij procesi, në mungesë totale të kushteve të sigurisë. "Me këto veprime, të kryera me dashje dhe në bashkëpunim, të pandehurit, megjithëse i kanë parashikuar pasojat, ndonëse nuk i kanë dëshiruar ato, me ndërgjegje kanë lejuar ardhjen e tyre, nga eksplodimet e datës 15 mars 2008".
200 tonë municione në ditë
Sipas kërkesës për gjykim, të pandehurit me dashje, kanë organizuar furnizimin, me municione/shtimje të kalibrave jo të vegjël, në sasi të mëdha, rreth 150-200 tonë në ditë, jashtë çdo lloj kriteri dhe në kundërshtim të dukshëm me kapacitetet dhe aftësitë përpunuese të saj, (magazinimi i municioneve, futja e tyre në proces çmontimi, administrimi i nënprodukteve të rrezikshme të përftuara si barut, TNT, djegore). Me dashje dhe jashtë çdo standardi në raport me këtë aktivitet, kanë punësuar punonjës të pakualifikuar deri të mitur, duke shpërfillur në mënyrë të dukshme natyrën e shtuar të rrezikut të municioneve dhe nënprodukteve të dala nga çmontimi në këtë aktivitet të kryer nga këta punonjës. "Me dashje, kanë përdorur metoda dhe mjete pune të papërshtatshme, që dukshëm bartnin rrezikun e shkaktimit të zjarrit, siç ka qenë përdorimi për transportin e baruteve, të karrocave metalike, të porsa salduara, si dhe mjete të tjera të rrezikshme për zhvillimin e këtij procesi. Me dashje, në bashkëpunim, në ambientet e ish-brigadës së tankeve në Gërdec, më datën 15 mars 2008, kanë grumbulluar dhe magazinuar municione dhe nënprodukte lëndë plasëse dhe djegëse, burim me rrezikshmëri të lartë të shtuar për sigurinë në këtë rajon", thuhet në dosje. Sipas saj, të pandehurit, në kryerjen në bashkëpunim të veprimeve të mësipërme shoqërisht të rrezikshme, kanë vepruar me dashje dhe me vetëdije, lidhur me rrezikun real të eksplodimit të lëndëve plasëse dhe djegëse, për shkak të mungesës së rregullave dhe standardeve të sigurisë nga grumbullimi i municioneve dhe nënprodukteve të dala nga çmontimi i tyre.
Municionet
Prokuroria thotë se hetimet e këtij procedimi penal kanë provuar se për realizimin e kontratës nr. 1, datë 6.6.2007, më datën 15 qershor 2007, ka filluar procesi i çmontimit dhe çmilitarizimit të municioneve të kalibrit të vogël, i cili ka përfunduar në fund të muajit nëntor 2007. Ndërsa për realizimin e kontratës nr. 2, datë 28.12.2007, më datë 7 janar 2008, ka filluar procesi i dytë për çmontimin dhe çmilitarizimin e municioneve/shtimjeve të kalibrit 20mm-152 mm, i cili u ndërpre nga ngjarja tragjike më datë 15 mars 2008.
Padia
Trashëgimtarët e viktimave "fajësojnë" Mediun, Pinarin, Delijorgjin dhe Berishën për ngjarjen
"Gërdeci", në sytë e familjarëve të viktimave
"Në ngjarjen tragjike të shpërthimit në Gërdec kanë humbur jetën të ndjerët, trashëgimlënësit tanë. Duke qenë se vdekja e tyre ishte pasojë e drejtpërdrejtë e veprimeve apo mosveprimeve të paligjshme dhe me faj të të paditurve, ne kërkojmë prej tyre, solidarisht, shpërblimin e dëmit nga vdekja e shkaktuar". Kështu e fillojnë padinë trashëgimtarët e viktimave të Gërdecit, duke kërkuar nga Gjykata e Lartë që të vërë para përgjegjësisë ligjore as më pak e as më shumë, por Kryeministrin Sali Berisha dhe ish-ministrin e Mbrojtjes, Fatmir Mediu. Për këtë të fundit, në padi thuhet se, gjatë ushtrimit të detyrës si ministër i Mbrojtjes në atë kohë, mban përgjegjësi të plotë për veprimtarinë që kishte në kompetencë. "Përveç shkeljeve të tjera, dy janë ato që janë shkaku determinant, që sollën pasojën kriminale: E para, përzgjedhja e fshatit Gërdec, për të kryer demontimin, në një kohë, që ai pozicion ishte i papërshtatshëm dhe binte në kundërshtim me rregullat e përcaktuara në urdhrin nr. 326, datë 11.5.2000 të ministrit të Mbrojtjes dhe, nga ana tjetër, nuk ishte në kompetencën e ministrit të Mbrojtjes të vendoste apo jo për ngritjen e një strukture të tillë industrialo-ushtarake, pa u pajisur me lejen e ndërtimit. "Me të drejtë, sa më sipër, i janë parashtruar atij si konstatime për pamundësinë e zbatimit të atij urdhri, me shkresën nr. 2408/1 prot, datë 3.5.2007, të komandantit të Komandës së Forcës së Bashkuar, gjeneral Shpëtim Spahiu. Pra, megjithëse me këtë shkresë ministrit i evidentohet që vendi i përcaktuar (Gërdeci) nuk siguron masa të plota për eliminimin e ngjarjeve të jashtëzakonshme, si dhe që nuk është kjo komandë autoriteti për të lëshuar leje për ndërtimin e strukturës së përkohshme industriale, përsëri nga ky person zyrtar, nga i padituri Fatmir Mediu, nuk ka pasur revokim apo ndryshim të urdhrit, megjithëse është paralajmëruar për pasojat e rrezikshme", thuhet në padi. Sipas saj, nisur nga kjo situatë aktesh administrative, të cilat provojnë dijeninë e ministrit të Mbrojtjes për pasojat eventuale, që mund të vinin dhe mosmarrja e masave nga ana e tij për t‘i parandaluar ato, e bën atë përgjegjës civilisht për shpërblimin e dëmit të shkaktuar. "Pra jemi jo vetëm para një akti administrativ të kundërligjshëm, por dhe që ka sjellë pasoja të rënda, pasi demontimi i një municioni të kalibrit të madh do të kërkonte një rikonceptim të procesit të demontimit dhe të rregullave përkatëse të sigurimit teknik në punë. Qoftë edhe për këto shkaqe që ky person zyrtar ka nxjerrë këto urdhra të kundërligjshëm, për të cilët është njoftuar nga vartësit e tij, e bën atë të jetë me keqbesim, ç‘ka passjell përgjegjësinë e tij individuale në shpërblimin e dëmit të shkaktuar për shkak të vdekjes së trashëgimlënësve tanë", mbaron akuza për Mediun. S.Çobo
I padituri Ylli Pinari
Ish-drejtori i MEICO-s ka lidhur dy kontrata me shoqërinë "Southern Ammunition Company Inc". Ai e ka lejuar SAC që të japë në nënsipërmarrje te një shoqëri shqiptare krejt pa përvojë ("Albademil sh.p.k"), procesin e demontimit të municioneve, duke shkelur dyfish këtë vendim të Këshillit të Ministrave, pasi në të nuk parashikohej mundësia (kompetenca) që ky proces të jepej në nënsipërmarrje dhe po ashtu ofertuesi duhej të ishte me përvojë në fushën e armatim-municioneve. Kontrata e parë e përpiluar dhe e nënshkruar nga drejtori i MEICO-s është haptazi e kundërligjshme e për rrjedhojë ka sjellë këtë pasojë kriminale, duke i shkaktuar vdekjen trashëgimlënësve të paditësve. Nga ana tjetër edhe kontrata e dytë, edhe pse është përpiluar pas urdhrit të ministrit të Mbrojtjes, nuk duhej të pranohej të nënshkruhej, pasi bie në kundërshtim me përcaktimin se mund të shiteshin për demontim municionet e kalibrit të madh. I padituri Ylli Pinari është me keqbesim, sepse prezumohet, që ai, si punonjës i një ndërmarrjeje shtetërore, të arrijë t‘i kuptojë dhe t‘i zbatojë vendimet e Këshillit të Ministrave, nga ku buron qartë se ai nuk kishte kurrfarë kompetence të lejonte të kontraktuarin ta jepte në nënsipërmarrje atë porosi, apo më tej, kur ka konstatuar se "Albademil sh.p.k" ishte një shoqëri e sapokrijuar e që s‘ishte e specializuar në asnjë lloj veprimtarie, e megjithatë ai me vetëdije, vijon e bën një zëvendësim subjektesh në këtë rast.
I padituri Mihal Delijorgji
Administratori dhe ortaku i shoqërisë "Albademil sh.p.k" përgjigjet edhe ai personalisht për dëmin e shkaktuar gjatë ushtrimit të veprimtarisë së demontimit në Gërdec. Sipas certifikatës së regjistrimit në degën e Tatim Taksave në Tiranë, i padituri Delijorgji rezulton me detyrën e administratorit të shoqërisë "Albademil sh.p.k". Mirëpo në nenin 53, të ligjit nr. 7638, datë 19.11.1992 "Për shoqëritë tregtare", parashikohet ndër të tjera se: "Administratorët janë përgjegjës individualisht ose solidarisht, sipas rastit, ndaj shoqërisë ose ndaj të tretëve, për shkelje të ligjeve, për shkelje të statutit, apo për faje të kryera gjatë administrimit të shoqërisë". Në rastin konkret nuk rezulton që ky administrator të ketë marrë masa të tilla, që parashikohen në administrimin e zakonshëm të shoqërisë, si për sigurimin teknik të punëtorëve apo masa sigurie të tilla, që të shmangë ngjarjet e jashtëzakonshme, gjatë kësaj veprimtarie të rrezikshme.
Dëmshpërblimi
Kërkojmë si dëmshpërblim shumën prej 20000000 lekësh të reja (njëzetë milionë) për çdo viktimë që ka humbur jetën, nisur dhe nga natyra e dëmit, shkalla e fajësisë, fakti se kemi qenë para një veprimtarie fitimprurëse, ku nga aktet rezulton se siguronte të ardhura buxheti i shtetit, ndërmarrja MEICO, si dhe shoqëria "Albademil sh.p.k", por nga ana tjetër edhe veprimet e paligjshme të personave zyrtarë për sa sipër, janë kryer jo nga pakujdesia, por të paktën për të begatuar pa shkak të ligjshëm, të tretët.