E Diel, 1 Nëntor 2026

Murinjo: Na duhen vetëm 23 pikë për titullin kampion

Përpara ndeshjes së sotme me Rexhinën, Hoze Murinjo shprehet i bindur se Interi do ta fitojë titullin kampion në Serinë A. "Në këto momente, po mendoj vetëm një gjë: të fitoj kampionatin. Na duhen 23 pikë për të realizuar këtë objektiv, nuk duhet të mbështetemi te rezultatet e skuadrave të tjera", deklaroi ai. "Për fat të keq, Juventusi nuk mund të jetë kaq i qetë sa ne. Atyre u duhet t‘i fitojnë të gjitha ndeshjet dhe të presin që ne të gabojmë. Interi është i favorizuar, pasi avantazhi prej shtatë pikësh i lejon të bëjë ndonjë hap fals". Më tej, Murinjo ka folur për kundërshtarin e radhës: "Kam besim të plotë te skuadra ime, kemi punuar mirë dhe djemtë e kanë të qartë se çfarë duhet të bëjnë në fushën e lojës. Nuk mendoj se aktivizimi i Kambiasos në mbrojtje na krijon probleme. Ai i jep shumë siguri ekipit edhe kur nuk aktivizohet në rolin natyral". Në sfidën me Rexhinën, mungon Adriano, i cili nuk është grumbulluar në skuadër, për shkak të një dëmtimi në kavilje.

Bundesliga

REZULTATET

M‘gladbah-Bokum 0-1

Kotbus-Këln 0-2

Hofenhaim-Hanover 2-2

Leverkusen-Frankfurt 1-1

Arminia-Volfsburg 0-3

Shtutgart-Herta 2-0

Bajern-Karlsruhe 1-0

Sot

Shalke-Hamburg

Premiership

Rezultatet

Portsmuth-Everton 2-1

Bllekbërn-Uest Hem 1-1

Fulham-Man UTD 2-0

Stok S.-Midëllsbrou 1-0

Uest Brom-Bolton 1-1

Totenhem-Çelsi 1-0

Njukasëll-Arsenal 1-3



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›