E Diel, 1 Nëntor 2026

Gus Hidink: Roman, bëj si Liverpuli

Trajneri i Çelsit, Gus Hidink, mendon se pronari Roman Abramoviç duhet t‘i sigurojë klubit stabilitet të ngjashëm me atë të Liverpulit. Holandezi mori drejtimin e skuadrës pas largimit të Skolarit dhe do të punojë në "Stemford Brixh" deri në fund të sezonit. Sipas 62-vjeçarit, blutë duhet të ndjekin shembullin e "Reds", që pas disa javëve me rezultate të shkëlqyera (Champions dhe kampionat), i rinovuan Benitezit kontratën, deri në vitin 2014. "Stabiliteti në stafin teknik i shërben gjithmonë skuadrës dhe kjo e ndihmon në planet afatgjata", tha Hidink.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›