Tifozët e Realit abuzojnë me Kalderon
Ramon Kalderon u largua nga posti i presidentit te Reali i Madridit, por duket se tifozët spanjollë nuk e kanë harruar. "Mediterraneo" bëri të ditur se një grup me afro 20 persona ka abuzuar me ish-drejtuesin e klubit gjatë një festivali. Situata mund të kishte degjeneruar në përplasje fizike, nëse Kalderon nuk do të largohej me vrap. Episodi u regjistrua në "Fiestas de La Magdalena" në Kastejon, ku ishte i pranishëm edhe ish-presidenti. Një grup tifozësh të rinj në moshë e njohën dhe filluan ta shanin, duke pretenduar se ai e shkatërroi Realin.