Dokumentet në varësi të llojit të pensionit që mund të përfitoni
Dokumentet e nevojshme që shoqërojnë kërkesën paraprake për pension janë: fotokopje e librezës së punës, në mungesë të saj, deklaratë për vitet e punës; certifikatë lindje me fotografi; certifikatë martese për kërkueset femra. Inspektori pritës ka për detyrë dhe mban përgjegjësi për: informimin e të interesuarit për kohën e saktë se kur i lind e drejta për pension si dhe procedurën që duhet ndjekur pas dorëzimit të dokumenteve paraprake; kontrollin e kërkesës dhe të dokumenteve të paraqitura, të cilat, pasi i kontrollon, i vulos me vulën personale dhe i nënshkruan; regjistrimin e kërkesës në librin e pritjes në rubrikën “Kërkesa paraprake për pension”, dhe më pas vendosjen në kërkesë të datës së marrjes në dorëzim, vendosjen si në numër të numrit që ka kjo kërkesë në librin e pritjes; pajisjen e të interesuarit ose personit të autorizuar me prokurë të posaçme me një kopje të kërkesës së nënshkruar dhe të vulosur me vulën personale të inspektorit; krijimin e dosjes me dokumentet e kërkuesit të pensionit, në kapakun e së cilës shënohet numri i kërkesës, emri, atësia, mbiemri, adresa e plotë e kërkuesit, numri i Sigurimit Shoqëror; dorëzimin në fund të ditës të kërkesave me dokumentet shoqëruese te përgjegjësi i Agjencisë. Ky i fundit, pasi kontrollon procedurat, merr në dorëzim kërkesat dhe dokumentet shoqëruese dhe i regjistron në regjistrin përkatës. Përgjegjësi i ALSSH-së, një herë në javë, sipas grafikut të miratuar nga DRSSH-ja, dosjet e pranuara i dorëzon në DRSSH me protokoll të rregullt, me shkresë përcjellëse. Ndërsa për ALSSH-të e qyteteve ku kanë selitë DRSSH-të, dorëzimi bëhet çdo ditë me postë. Në DRSSH, dokumentet, së bashku me kërkesat paraprake për pension, protokollohen dhe i kalohen drejtorit të DRSSH-së, i cili i adreson më pas te kryetari i Degës së Përfitimeve. Ky i fundit, pasi bën regjistrimet përkatëse në një regjistër tip, i kalon dokumentet për verifikim. Kur verifikimi duhet të bëhet jashtë DRSSH-së, shkresa përcjellëse e kërkesës për verifikim nënshkruhet nga drejtori i DRSSH-së dhe përmes zyrës së protokollit i dërgohet me postë DRSSH-së përkatëse. Ndërsa në rastet kur verifikimi duhet të bëhet brenda DRSSH-së, kryetari i Degës së Përfitimeve ia kalon përgjegjësit të Sektorit të Arkivës për verifikim, sipas rastit në arkivën e DRSSH-së ose në ASHV-të apo në subjektet që kanë aktivitet brenda territorit të kësaj DRSSH-je. Afati i verifikimit në këtë rast është 30 ditë kalendarike.
Dokumentet për pension Invaliditeti
1. Çertifikatë lindje me fotografi dhe çertifikatë e gjendjes familjare.
2. Vërtetimi i periudhës së sigurimit, është i njëjtë si për pensionin e pleqërisë.
3. Vërtetim për profesionin apo natyrën e punës për punëmarrësin.
4. Raport mjekësor të gjëndjes shëndetësore para periudhës së sigurimit.
5. Raport mjekësor i lirimit nga ushtria, lëshuar nga KMU praën SQU, për ushtarët që bëhen invalidë gjatë shërbimit ushtarak.
6. Vërtetim për pagesën e paaftësisë për punë shkaktuar nga aksidente në punë/ sëmundje profesionale ose sëmundje të përgjithshme, për punëmarrësin.
7. Fletë drejtimi për në KMCAP, nga institucioni shëndetësor me shtretër, fletë dalje nga spitali dhe ekzaminimet e dokumenta të tjera.
8. Vërtetim i mesatares së bazës së vlerësueshme nga 01.01.1994 deri në ditën e lënies së punës.
9. Proçes verbal i aksidentit në punë.
10. Vërtetim nga organet e prokurorisë ose gjykatës për rastet kur kërkohet të përfitohet nga Dekreti nr.758, datë 01.04.1994 “Për një mbrojtje të veçantë të ushtarakut”.
11. Vërtetim tip i vjetërsisë në punë për ushtarakët.
Dokumentat për pension Familjar
1. Çertifikatë e gjendjes familjare.
2. Çertifikatë vdekje e të siguruarit, ku të jetë shënuar dhe shkaku i vdekjes, si tek pensionet e invaliditetit.
3. Koha e sigurimit apo vjetërsia në punë dhe lloji i saj vërtetohet me të njëjtat dokumenta si në rastin e pensionit të pleqërisë.
4. Vërtetim i pagës së personit që ka vdekur: a) sipas gërmës “c” të kapitullit II, kur i ndjeri kishte apo i takonte pension pleqërie; b) sipas pikës II/2 të kapitullit të II, kur i ndjeri kishte apo i takonte pension invaliditeti.
5. Vërtetim i vazhdimit të shkollës për jetimët që kanë mbushur moshën ligjore për t’u punësuar ose vetëpunësuar.
6. Vendimi i KMCAP-it, për paaftësinë në punë të personave të familjes në ngarkim të të siguruarit të vdekur, kur ata janë në moshë pune.
7. Vërtetimi i organeve të pushtetit lokal që një i ve ose e ve ishin në ngarkim të të vdekurit dhe mban një fëmijë deri në moshën 8-vjeç dhe që ishte në garkim të të vdekurit.
8. Proçesverbal që provon faktin e vdekjes nga aksidenti në punë si dhe vendim i KMCAP kur vdekja është e shkaktuar nga sëmindje profesionale.
9. Vërtetim i organeve të pushtetit lokal që prindërit, prindërit e prindërve kur nuk kanë persona që detyrohen t’i mbajnë dhe jetonin në të njëjtën familje me atë që ka vdekur jo më pak se një vit para vdekjes.
Dokument për pension pleqërie
A. Mosha
1. Certifikate lindje me fotografi.
2. Certifikatë e gjendjes familjare.
3. Kur kërkohet pension si nënë me shumë fëmijë dhe në certifikatën familjare nuk figurojnë të gjithë fëmijët, fakti i lindjes, martesës apo vdekjes së tyre provohet me certifikatë të veçantë lindje, martese ose vdekje.
B. Periudha e sigurimit dhe lloji i punës
1. Librezë pune ose vërtetim arkivi.
2. Vërtetim për vjetërsinë në punë dhe llojin e saj.
3. Vërtetim për periudhën e sigurimit lëshuar nga zyra e arkivit pranë Drejtorisë Rajonale të ISSH
4. Vërtetim i vjetërsisë në punë në kooperativat bujqësore për ish anëtarët e saj.
5. Vendim gjykate për njohje vjetërsie në punë.
6. Vërtetim nga dega ushtarake për periudhën e kryerjes së shërbimit të detyrueshëm ushtarak. Për personat që përfitojnë nga Ligji Nr 7514 datë 30.09.1991 “Për pafajësinë, amnistinë dhe rehabilitimin e ish të dënuarve dhe të përndjekurve politikë“.
C. Për të Ardhurat
1. Vërtetim page që nga viti 1994 dhe në vazhdim.
2. Vërtetim tip nga kontributet për të vetëpunësuarit.
3. Vërtetim toke në Kadastër.
4. Vërtetim shkolle për fëmijët nga 16-18 vjeç, si dhe vërtetim shkolle për studentët deri në moshën 25 vjeç.
5. Vërtetim komune për ndihmë ekonomike .
6. Vërtetim nga tatim-taksat.
7. Deklaratë.
16 Tetor 2009