E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kërkesa që duhet dorëzuar para se të lindë e drejta për ta përfituar atë



Rregullorja e re që hyri në fuqi gjatë këtij viti përcaktoi dhe procedurë të re për të përfituar pension. Sipas kësaj rregulloreje përfituesit duhet të dorëzojnë një kërkesë paraprake nga 1 deri në 12 muaj para se të plotësojnë kriteret për të marrë pension. Për të përfituar të gjitha llojet e pensioneve të pleqërisë personi i interesuar, fillimisht një vit para se t’i lindë e drejta për pension, duhet të paraqesë kërkesë paraprake me shkrim pranë Agjencisë Lokale të Sigurimeve Shoqërore (ALSSH), te inspektori pritës. Kur personi që do të fillojë procedurën e kërkesës paraprake paraqitet për herë të parë te inspektori pritës i ALSSH-së, ky i fundit, krahas sqarimeve ligjore, është i detyruar ta pajisë të interesuarin me formularin e dokumenteve që duhet të paraqesë për efekt pensioni. Kërkesa paraprake plotësohet në ALSSH nga vetë personi, ose i autorizuari prej tij me prokurë të posaçme, në prani të inspektorit pritës. Kjo kërkesë plotësohet në dy kopje, nga të cilat, kopja e parë shoqëron dosjen e përpiluar sipas kërkesave të nevojshme dhe kopja e dytë i jepet personit të interesuar të dalë në pension.

Kërkesë paraprake për caktim pensioni

Drejtuar Drejtorisë Rajonale të Sigurimeve Shoqërore
Agjencia e Sigurimeve Shoqërore
Pjesa e parë

Të dhëna mbi gjendjen civile

Emri...Vendlindja BK ....Qarku.... QF....
Atësia... 1-Vendbanimi BK.... Qarku.... QF...
Mbiemri i lindjes... Nga viti....deri në vitin....
Mbiemri aktual..... 2- Vendbanimi aktual BK.... Qarku...QF...
Datëlindja ....Nga viti....deri më sot
Numri i sigurimit.... Adresa. Lagje....Rruga...
Pallati Nr...Apartamenti Nr...Shkalla....Nr.Tel...
(shënim) të dhënat e mësipërme plotësohen duke pasur parasysh regjistrimet në gjendjen civile

Pjesa e dytë

Kërkesa

Duke qenë se jam duke plotësuar
Moshën .....
Për shkaqe shëndetësore....
Për shkake familjare....
Kërkoj:
a)Pensione

Pension pleqërie...
Pension invaliditeti...
Pension familjar...
Pension pleqërie si nënë me shumë fëmijë...

Pjesa e tretë

Periudha e sigurimit

Deklaroj se periudha e sigurimit është si më poshtë;

Ndërmarrjetinstitucionet ish-kooperativatfirma ku keni punuar
Detyra që ke pasur
Data e fillimit të punës
Data e largimit nga puna
Vërejtje (nëse ka)

Shënim: Të dhënat e mësipërme kërkohet të plotësohet me saktësi. Në kërkesën e dytë është shumë e rëndësishme të shënohet vendndodhja e subjektit
Gjithashtu është e rëndësishme që deklarimet në këtë formular të mbështeten me dokumentet që administron kërkuesi

Deklarimet e sipërshënuara i vërtetoj edhe me këto dokumente:
Përshkrimi i dokumenteve që dorëzohen

Certifikatë lindje personale me fotografi
Certifikatë familjare
Certifikatë martese ( për mbiemrin para martese për kërkueset femra)
Libreza e punës
Diplomën e shkollës së lartë (për gratë)

Nënshkrimet
Kërkuesi Inspektori i sigurimeve shoqërore

16 Tetor 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›