E Shtunë, 31 Tetor 2026

I ngacmoi të dashurën, i kërkuan 1 mijë euro

14/02/2012  Te “Tajvani“ 22-vjeçarit i ngacmohet e dashura, i vendos gjobë për të mbullur muhabetin

Arrestohen dy shokët kur viktima po u jepte paratë

TIRANË- Dy të rinj tentuan ti rrëmbenin një mijë euro një 19-vjeçari që i kishte ngacmuar të dashurën njërit prej tyre. Shuma që duhet të paguante ishte në këmbim të mbylljes së këtij muhabeti. Ngjarja ka ndodhur në Tiranë, ndërsa dje blutë e kryeqytetit mundën të prangosnin dy të rinjtë. Nga Strukturat e Hetimit të Krimit të Policisë së Kryeqytetit dhe më konkretisht nga Seksioni Kundër Vjedhjeve me Dhunë dhe me Armë, kanë bërë të mundur realizimin e operacionit të koduar ”Start 2012”, ku janë arrestuar në flagrancë dy shtetas për veprën penale të “shtrëngimit me anë kanosjes ose dhunës për dhënie pasurie” parashikuar nga neni 109/b kodit penal. Më konkretisht u mor masa e arrestit në flagrancë për shtetasit Martin Kshtejari, 22 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për shpërndarje lënde narkotike në Serbi, për vjedhje me dhunë në Itali dhe falsifikim dokumentash në Greqi si dhe Besmir Pepmarku, 23 vjeç, banues në Kamëz. Arrestimi i tyre u bë pasi Martini ndodhej te “Tajvani” me të dashurën dhe Skerdian Gjata, 19 vjeç e ka ngacmuar atë. Kështu, për ta mbyllur këtë muhabet 22-vjeçari i kërkonte 1 mijë euro Gjatës. Kapja e ketyre shtetasve u bë në momentin e dorëzimit të shumës së kërkuar. Ndërkohë, gjatë kontrollit të baneses së shtetasit Besmir Pepmarku u gjet dhe u sekuestrua një armë zjarri pushkë si dhe 9 fishekë luftarakë. Nga kryerja e veprimeve proceduriale, kjo armë i përkiste babait të shtetasit Besmir Pepmarku, shtetasit Qemal Pepmarku 60 vjeç, i cili u arrestua në flagrancë për armëmbajtje pa leje. Materialet do t’i kalojnë për ndjekje të mëtejshme Prokurorisë për Krime të Rënda.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›