Dokumentet që duan firmën e noterit për regjistrimin e pronës në Hipotekë
Shërbimet që nevojiten për 34 dokumentet e domosdoshme për ligjësimin e pronës. Tarifat për secilin nga shërbimet që kryhen nga noterët
Laureta Rryçi
Tiranë - Për të kryer disa prej shërbimeve në Hipotekë për regjistrimin e pronës duhet edhe firma e noterit. Madje vula e këtij të fundit është shumë e rëndësishme, pasi nëse mungon, shpeshherë çon në pezullimin e procesit për regjistrimin e pasurisë së paluajtshme. Burime zyrtare nga Hipoteka shpjeguan dje për gazetën “Albania” se qytetarëve u duhet firma dhe vula e noterëve për 34 shërbime. Gazeta ka siguruar dokumentet e nevojshme që duhen për të qenë me firmën e noterit dhe po i boton ato në numrin e sotëm.
Regjistrimi
Për të kryer regjistrimin e pronës në Hipotekë duhet të kesh një sërë dokumentesh. Duke qenë se procedurat kanë ndryshuar duke u përfshirë në sistemin elektronik, është shumë e rëndësishme për të gjithë ata që duan të regjistrojnë që të kenë dokumentacionin e saktë nga institucionet e duhura. Tani më qytetarët nuk e kanë të nevojshëm që të qëndrojnë për orë të tëra në radhë për të kryer veprime për pronën. Sistemi më i ri u ka mundësuar atyre që ata të paraqiten vetëm dy herë për kërkesën e tyre. Fillimisht do të paraqesin kërkesën, në këtë ditë ata do të pajisen me një kupon si dhe do t’u përcaktohet data dhe orari kur duhet të fusin kuponin në aparaturat elektronike të Zyrave Vendore për Regjistrimin e Pasurive. Më pas atyre do t’u vijë përgjigja me postë.
Shërbimet
Për të gjitha shërbimet që kryen Zyra për Regjistrimin e Pasurive janë përcaktuar kode për shkak të sistemit të ri elektronik.
Hipoteka ka përcaktuar kodet dhe shërbimet për dokumentet që shërbejnë për kalimin e pronësisë, informacionin, regjistrimin dhe fshirjen e barrëve, regjistrimin e pasurisë truall ose ndërtesë të fituar në bazë të 28 proceseve ligjore që janë të parashikuar në formular. Së fundi, dokumentet për regjistrimin fillestar të pasurisë.
Dokumentet
Sipas procedurave ligjore që zbatohen në Hipotekë, firma e noterit është e nevojshme për dhjetëra dokumente. Qytetarët duhet të noterizojnë fshirjen e kufizimeve të pasurisë apo fshirjen e hipotekimit. Firma e noterit duhet edhe për hipotekim ligjor, deklaratë të anëtarëve të familjes bujqësore për zgjedhjen e një përfaqësuesi të ri të familjes bujqësore, deklaratë për heqje dorë nga pasuria etj.
Box
Tarifat për shërbimet te noteri
23 mijë lekë
është tarifa që do të paguajë një person për të bërë një akt noterial për shumën që posedon, e cila varion nga 10 milionë lekë deri në 15 milionë lekë
150 mijë lekë
është shuma e lekëve që do të paguajë një pronar për një akt noterial. Kjo shumë parash për këtë kontratë është për vlerën e objektit mbi 100 milionë lekë
3 mijë e 500 lekë
është shuma që duhet të paguash për të përpiluar një testament. Por me një kusht, nëse ky i fundit bëhet në zyrë
700 lekë
është shuma e parave që do të paguajë një person te noteri për të bërë një prokurë për tërheqje pensioni
1500 lekë
duhet të paguajë një pronar objekti për të bërë një kontrate hipotekimi për pasuri të paluajtshme
2 000 lekë
duhet të paguajë i punësuari për të bërë një kontratë pune me një punëmarrës
2000 lekë
duhet të paguajë një person për një akt noterial (pagesa llogaritet për një orë punë) ku tregon se është pjesëmarrës në mbledhjen e ortakëve të një shoqërie tregtare
3000 lekë
është shuma që duhet të paguhet për një akt pjesëtimi pasurie të paluajtshme me dy bashkëpronarë
1500 lekë
është shuma që do të paguajë një pronar për të bërë një deklaratë te noteri për heqje dorë nga bashkëpronësia
8 000 lekë
kushton një kontratë që do të paguajë një person te noteri për të vërtetuar këmbimin e pasurisë të paluajtshme
2500 lekë
është shuma që do të paguajë një qiramarrës për të bërë një kontratë qiraje me pronarin e shtëpisë që do të marrë me qira
20 000 lekë
është shuma e përpilimit dhe vërtetimit të akteve të shoqërive tregtare me përgjegjësi të kufizuar që do të paguhet te një noter
Tarifë e veçantë për hipotekimin para shitjes
Box
Aktet noteriale që duhen në Hipotekë
Akt noterial për fshirje të kufizimeve të pasurisë ose fshirje të hipotekimit
Akt noterial për hipotekim ligjor
Akt-dhurimi i ndërtesës i përgatitur nga Komisioni i përbashkët i bashkisë
Deklaratë e anëtarëve të familjes bujqësore për zgjedhjen e një përfaqësuesi të ri të familjes bujqësore
Deklaratë e për heqje dorë nga pasuria
Deklaratë noteriale
Deklaratë noteriale e kufitarëve
Deklaratë noteriale e kufitarëve që preken nga saktësimi
Deklaratë noteriale e pronarit
Dëshmi trashëgimie noteri/ gjykatë
Dëshmi trashëgimie nëse prona i kthehet trashëgimlënësit noteri/gjykata
Dokument për marrëdhëniet me truallin noteri/AKKP, KNT i fshatit
Dokumenti i kalimit të pronësisë në të cilën të jenë nënshkrimet e anëtarëve të familjes dhe të trashëgimtarëve të anëtarit të saj ose përfaqësues me prokurë
Kontratë dhurimi
Kontratë dhurimi me kusht
Kontratë e marrëdhënieve me truallin
Kontratë e shitës së truallit midis këshillit të rrethit/bashkisë dhe blerësit
Kontratë e shitjes nëpërmjet AKP-së dhe blerësit për objektin kontratë e shitjes së banesës
Kontratë e shitjes së objektit
Kontratë e shitjes së truallit midis Këshillit të Rrethit dhe blerësit
Kontratë e shitjes së truallit midis Këshillit të rrethit/bashkisë dhe blerësit
Kontratë e shitjes së truallit pas 01.08.1991
Kontratë midis themelueseve
Kontratë nënqiraje
Kontratë noteriale midis pronareve
Kontratë pjesëtimi ose vendim gjykate noteri/gjykatë
Kontratë qiraje
Kontratë shitje
Marrëveshje noteriale e lidhur ndërmjet subjekteve kufitare për ndryshimin e kufirit
Miratim i pronarit
Akt noterial për heqje dorë nga pronësia
Kontratë këmbimi
Akt noterial për marrëveshje kufizuese
Kontratë shitje me rezervë
29 Shtator 2008