"Tajfuni" financiar: goditen edhe bankat evropiane
Kriza globale e bankave me
zanafillë Shtetet e Bash
kuara të Amerikës, ka
përcjellë sërish goditje në Evropë.
Kjo u duk fare qartë me shtetëzimin
e pjesshëm që i bëri shteti
belg dhe holandez gjigantit bankar
"Fortis", përmes një sipërmarrjeje
shpëtimi prej 11.2 miliardë eurosh.
Ky njoftim u bë këtë fillimjave
nga Kryeministri belg, Yves Leterne,
pas një fundjave plot me takime
maratonë dhe bisedimesh mes
qeverive të prekura dhe kreut të
Bankës Qendrore Evropiane Jean
Claude Trichet. Ky i fundit deklaroi
në fund të takimeve, se institucioni
që përfaqësonte, por edhe
Holanda dhe Belgjika, i kanë marrë
përsipër të gjitha përgjegjësitë
për të mos lënë në baltë klientët e
bankës. Sipas marrëveshjes, qeveritë
e Benelux-it do të blejnë 49% të
operacioneve bankare. Pjesën më
të madhe do ta marrë Belgjika, më
pas Holanda dhe më së fundi Luksemburgu.
Kjo lëvizje erdhi pasi
aksionet e Fortis ranë ndjeshëm dy
javët e fundit, duke shkaktuar një
humbje me rreth një të tretën e
vlerës aktuale. Qeveritë e Holandës
dhe të Belgjikës bënë të ditur se do
të garantonin 100% depozitat e
klientëve. Normalisht në raste falimentimi
banka u garanton
klientëve një dëmshpërblim prej
vetëm 20 mijë eurosh. Qeveritë u
munduan deri në fund që të
shmangnin shtetëzimin e bankës,
duke tentuar që të bënin bashkë
blerjet e "Fortis", ose të paktën një
pjesë të tyre përmes bankës holandeze
ING, apo "BNP Paribas".
Ndërkohë, në Mbretërinë e Bashkuar,
qeveria britanike sapo ka vendosur
shtetëzimin e një tjetër
banke në ujëra të turbullta. Ajo është
"Bradford&Bingley" me bazë në
Yorkshire. Sipas shtypit britanik,
ministri i Financave, Alastair Darling,
ka bindur bankën spanjolle
"Santander" që të blejë 200 nga
degët e bankës për 28 miliardë
euro, ndërkohë që vetë qeveria britanike
do të marrë përsipër blerjen
e një pjese të mirë të kredive të këqija
të bankës. Edhe në Gjermani
vihen re trazira. I tillë është rasti i
Hypo Real Estate, që ndodhet në
vështirësi dhe në mesin e bisedimeve
me autoritetet shtetërore për
ndonjë mënyrë të mundshme
shpëtimi.
zanafillë Shtetet e Bash
kuara të Amerikës, ka
përcjellë sërish goditje në Evropë.
Kjo u duk fare qartë me shtetëzimin
e pjesshëm që i bëri shteti
belg dhe holandez gjigantit bankar
"Fortis", përmes një sipërmarrjeje
shpëtimi prej 11.2 miliardë eurosh.
Ky njoftim u bë këtë fillimjave
nga Kryeministri belg, Yves Leterne,
pas një fundjave plot me takime
maratonë dhe bisedimesh mes
qeverive të prekura dhe kreut të
Bankës Qendrore Evropiane Jean
Claude Trichet. Ky i fundit deklaroi
në fund të takimeve, se institucioni
që përfaqësonte, por edhe
Holanda dhe Belgjika, i kanë marrë
përsipër të gjitha përgjegjësitë
për të mos lënë në baltë klientët e
bankës. Sipas marrëveshjes, qeveritë
e Benelux-it do të blejnë 49% të
operacioneve bankare. Pjesën më
të madhe do ta marrë Belgjika, më
pas Holanda dhe më së fundi Luksemburgu.
Kjo lëvizje erdhi pasi
aksionet e Fortis ranë ndjeshëm dy
javët e fundit, duke shkaktuar një
humbje me rreth një të tretën e
vlerës aktuale. Qeveritë e Holandës
dhe të Belgjikës bënë të ditur se do
të garantonin 100% depozitat e
klientëve. Normalisht në raste falimentimi
banka u garanton
klientëve një dëmshpërblim prej
vetëm 20 mijë eurosh. Qeveritë u
munduan deri në fund që të
shmangnin shtetëzimin e bankës,
duke tentuar që të bënin bashkë
blerjet e "Fortis", ose të paktën një
pjesë të tyre përmes bankës holandeze
ING, apo "BNP Paribas".
Ndërkohë, në Mbretërinë e Bashkuar,
qeveria britanike sapo ka vendosur
shtetëzimin e një tjetër
banke në ujëra të turbullta. Ajo është
"Bradford&Bingley" me bazë në
Yorkshire. Sipas shtypit britanik,
ministri i Financave, Alastair Darling,
ka bindur bankën spanjolle
"Santander" që të blejë 200 nga
degët e bankës për 28 miliardë
euro, ndërkohë që vetë qeveria britanike
do të marrë përsipër blerjen
e një pjese të mirë të kredive të këqija
të bankës. Edhe në Gjermani
vihen re trazira. I tillë është rasti i
Hypo Real Estate, që ndodhet në
vështirësi dhe në mesin e bisedimeve
me autoritetet shtetërore për
ndonjë mënyrë të mundshme
shpëtimi.