Lirohen 11 turistët e marrë peng
Një grup turistësh perëndi
morë dhe shoqëruesit e
tyre egjiptianë që u grabitën
dhjetë ditë më parë nga disa
persona të armatosur, janë lënë
më në fund të lirë. 11 pengjet,
pesë italianë, pesë gjermanë
dhe një rumun, si dhe shoqëruesit
e tyre vendas, janë në
shëndet të mirë. Grupi u grabit
në një zonë të largët në Egjipt
dhe pas një peripecie të frikshme
ndodhet aktualisht në
kryeqytetin e tij, Kajro. Zyrtarët
egjiptianë kanë bërë të ditur se
ata u liruan nga një mision në
afërsi të kufirit me Çadin dhe
gjysma e grabitësve mbetën të
vrarë. Sipas burimeve zyrtare,
nuk është paguar asnjë lloj shifre
për lirimin e pengjeve. Turistët
u kapën në një pritë, ndërsa
ndodheshin në një turne në
vendin e pasur me objekte historike
antike. Për lirimin e tyre
kanë negociuar zyrtarë të qeverive
të ndryshme, ndërkohë që
ministri i Jashtëm egjiptian
ngulmoi se bëhej fjalë për një
rast të veçuar, pasi nuk ka
ndodhur kurrë më parë që të grabiten
turistë në një masë të tillë.
morë dhe shoqëruesit e
tyre egjiptianë që u grabitën
dhjetë ditë më parë nga disa
persona të armatosur, janë lënë
më në fund të lirë. 11 pengjet,
pesë italianë, pesë gjermanë
dhe një rumun, si dhe shoqëruesit
e tyre vendas, janë në
shëndet të mirë. Grupi u grabit
në një zonë të largët në Egjipt
dhe pas një peripecie të frikshme
ndodhet aktualisht në
kryeqytetin e tij, Kajro. Zyrtarët
egjiptianë kanë bërë të ditur se
ata u liruan nga një mision në
afërsi të kufirit me Çadin dhe
gjysma e grabitësve mbetën të
vrarë. Sipas burimeve zyrtare,
nuk është paguar asnjë lloj shifre
për lirimin e pengjeve. Turistët
u kapën në një pritë, ndërsa
ndodheshin në një turne në
vendin e pasur me objekte historike
antike. Për lirimin e tyre
kanë negociuar zyrtarë të qeverive
të ndryshme, ndërkohë që
ministri i Jashtëm egjiptian
ngulmoi se bëhej fjalë për një
rast të veçuar, pasi nuk ka
ndodhur kurrë më parë që të grabiten
turistë në një masë të tillë.