Dokumentet që po shembin dosjet e ish-të përndjekurve
Përse pjesa më e madhe e dosjeve rezulton me mangësi në dokumentacion. Shënimet përkatëse që u vihen dosjeve dhe kuptimet e tyre për aplikantët
Laureta Rryçi
Tiranë - Dhjetëra dosje të ish-të përndjekurve po rezultojnë me mangësi në anën shkresore për shkak të mungesës së dokumentacionit. Gazeta “Albania” zbardh dokumentet që po i shembin këto dosje duke e bërë më të largët ditën e dëmshpërblimit për aplikuesit. Sipas shënimeve të specialistëve që kanë bërë në dosjet përkatëse problemi më i madh i konstatuar është mungesa e një apo më shumë dokumenti që është përcaktuar në një nga nenet e ligjit për dëmshpërblimin e ish-të përndjekurve politikë. Këta specialistë kanë vërejtur se mungesa e këtyre dokumenteve e zgjat shumë procedurën e shqyrtimit të dosjeve për shkak se fillimisht njihet me postë aplikuesi për dokumentet që mungojnë dhe më pas pritet ardhja e dokumenteve. Nëse dokumentet do të jenë të sakta, vetëm në këtë rast mund të nisë shqyrtimi në themel i kërkesës për dëmshpërblim. Nëse nuk vijnë dokumentet e rregullta, atëherë aplikuesi rrezikon deri në humbje të së drejtës për të marrë dëmshpërblim.
Dosjet
Procesi i shqyrtimit të dosjeve për dëmshpërblim ka veçuar në një anë më shumë se gjysmën e dosjeve në total që janë regjistruar në Ministrinë e Drejtësisë. Specialistët që po shqyrtojnë këto dosje, që në fazën e parë të verifikimit kanë konstatuar dokumentet që mungojnë, të cilat janë të rëndësishme jo vetëm për të plotësuar dosjen, por kanë vlerë edhe për përllogaritjen e viteve të burgut dhe numrit të përfituesve që mund të jenë në një rast të vetëm. Si procedurë, specialisti që konstaton këtë mungesë dokumentesh vendos menjëherë shënim në dosje “Mangësi në dokumentacion” dhe rinis një procedurë tjetër të komunikimit nëpërmjet postës me aplikuesin. Këto dosje, që kanë një shënim të tillë, rezulton se u mungon një ose më shumë dokumente që janë përcaktuar në Nenin 20 të ligjit “Për dëmshpërblimin e të përndjekurve politik”. Në këtë nen janë përcaktuar të gjitha dokumentet që i duhen një aplikuesi për të përfituar dëmshpërblim. Nëse mungon qoftë edhe një prej atyre dokumenteve, procedura e shqyrtimit të kërkesës pezullohet derisa dokumenti të përfshihet në dosje.
Shpjegime
Nëse do të bëni verifikimin për dosjen tuaj se në çfarë faze gjykimi është, do të dalin disa nga opsionet. Në rastet kur për dosjen tuaj është shënuar shqyrtim në themel (i bashkërenduar), do të thotë se pas veprimeve paraprake rezulton se kërkesa plotëson elementet formale. Në rastet kur në dosjen tuaj shënimi aktual është “Veprim paraprak” do të thotë se brenda dhjetë ditësh nga regjistrimi po shqyrtohen elementet e formës së kërkesës. Pra dosja juaj është në fazat e para të shqyrtimit. Një pjesë e mirë dosjeve tanimë po shënohen nga specialistët e Ministrisë me “Njoftim negativ”, që do të thotë se pas veprimeve paraprake rezulton se kërkuesi nuk mund të përfitojë dëmshpërblim, pra nuk i pranon kërkesat ligjore. Në rastet kur në dosjen tuaj është vendosur shënimi “Përfunduar”, atëherë ndaj dosjes Ministria e Drejtësisë ka marrë një vendim përfundimtar. U takon dikastereve të tjera të japin verdiktin e tyre dhe më pas Këshillit të Ministrave. Pasa kësaj procedure i përndjekuri mund të përfitojë dëmshpërblimin e përcaktuar.
Neni 20 i ligjit “Për dëmshpërblimin e të përndjekurve”
Kërkesa për dëmshpërblim duhet të përmbajë:
Të dhëna për përbërësit e gjendjes civile të ish-të dënuarit politik, në kohën e dënimit dhe informacion aktual, sipas rastit, nëse janë ndryshuar; emri, mbiemri, datëlindja, vendlindja, vendbanimi, seksi, raportet e atësisë e të mëmësisë për të dënuarit me vdekje, burgim, internim ose dëbim. Për të gjitha ndryshimet në përbërës, kërkesës duhet t'i bashkëlidhet edhe akti që i ka ndryshuar ato.
Të dhëna për periudhën e ekzekutimit (ditën)/vuajtjen e dënimit/dënimeve, hyrje-daljet nga burgimi, izolimi, internimi apo dëbimi.
Vendimin e gjykatës, të formës së prerë/aktin e internimit apo aktakuzën për izolim, nëse ka.
Dokumentacionin për gjendjen familjare aktuale të ish-të dënuarit politik.
Çdo informacion që ka ai për gabime ortografike apo materiale të përbërësve të gjendjes civile të tij, në vendim apo aktakuzë, për identifikimin e saktë të tij.
Certifikatën e gjendjes civile, që provon të gjithë përbërësit e gjendjes civile dhe një adresë të saktë, të zgjedhur prej tij për komunikim.
Certifikata duhet të jetë lëshuar jo më vonë se 45 ditë nga dorëzimi i kërkesës.
Për ish-të dënuarit që nuk jetojnë, apo familjarët e viktimave, kërkesa paraqitet nga familjari, sipas rrethit të përcaktuar në këtë ligj.
Verifikimi sipas rasteve
1. Shqyrtimi i drejtpërdrejtë:
Ministri i Drejtësisë, brenda 10 ditëve nga data e depozitimit të kërkesës nga ana e subjektit, ua përcjell kërkesën institucioneve për verifikim të drejtpërdrejtë, në burimet arkivore të tyre, të periudhës 30.11.1944-1.10.1991.
Institucionet, brenda 30 ditëve nga depozitimi i kërkesës, përcjellin pranë ministrit të Drejtësisë përgjigjen përkatëse, për plotësimin e kritereve, të shoqëruar me kopje të dokumenteve përkatëse arkivore.
Përgjigjja e institucioneve është sipas tekstit në vijim:
“Pas verifikimit të drejtpërdrejtë, të kryer nga institucioni ynë, në bazë të shkronjës “d”, të Nenit 26, të Ligjit nr. 9831, datë 12.11.2007, ‘Për dëmshpërblimin e ish-të dënuarve politikë të regjimit komunist’, ju vëmë në dijeni se subjekti kërkues:
Plotëson kriteret për të përfituar dëmshpërblim, sipas Nenit 4, të Ligjit nr. 9831, datë 12.11.2007, ‘Për dëmshpërblimin e ish-të dënuarve politikë të regjimit komunist’.
ose
Nuk plotëson asnjërën nga kriteret e parashikuara në Nenin 4, të Ligjit nr. 9831, datë 12.11.2007, ‘Për dëmshpërblimin e ish-të dënuarve politikë të regjimit komunist’”.
2. Shqyrtimi i bashkërenduar:
Ministri i Drejtësisë, brenda 10 ditëve nga data e depozitimit të kërkesës ua përcjell institucioneve dosjen e kërkuesit, të shoqëruar me një shkresë përcjellëse, me anë të së cilës kërkohet verifikimi i një prej kritereve.
Institucionet e mësipërme, brenda 30 ditëve nga depozitimi i dosjes, njoftojnë, me shkrim, ministrin e Drejtësisë dhe i përcjellin bashkëlidhur një kopje të dokumenteve përkatëse arkivore.

Pas shqyrtimit të kryer në burimet arkivore të institucionit tonë, në bazë të Nenit 27, të Ligjit nr. 9831, datë 12.11.2007, “Për dëmshpërblimin e ish-të dënuarve politikë të regjimit komunist”, ju vëmë në dijeni se subjekti kërkues:
Plotëson kriterin e parashikuar në shkronjën “d”, të Nenit 4, të Ligjit nr. 9831, datë 12.11.2007, “Për dëmshpërblimin e ish-të dënuarve politikë të regjimit komunist”.
ose
Nuk plotëson kriterin e parashikuar në Ligjin nr. 9831, datë 12.11.2007, “Për dëmshpërblimin e ish-të dënuarve politikë të regjimit komunist”.
Gati lista e dytë për dëmshpërblim
Ministria e Drejtësisë do të përfshijë në listën e dytë për dëmshpërblim rreth 4 mijë të përndjekur. Lajmi u konfirmua zyrtarisht nga Drejtoresha e Përgjithshme e Kodifikimit në Ministrinë e Drejtësisë, Marsida Xhaferllari, e cila është e ngarkuar nga ministri Alibeaj për ndjekjen e procesit të dëmshpërblimit financiar të ish- të dënuarve politikë. “Ministra e Drejtësisë është duke mbyllur listën e dytë të dëmshpërblimit për rreth 4 mijë ish- të dënuarit politikë, e cila do t’i dërgohet Këshillit të Ministrave për miratimin përfundimtar”, - pohoi disa ditë më parë zyrtarja e lartë e dikasterit që po shqyrton edhe kërkesat për dëmshpërblim. Sipas saj, listat e publikuara këto ditë nga mediat janë listë me emrat e ish-të dënuarve politikë drejtuar Ministrisë së Financave, Entit Kombëtar të Banesave dhe Zyrës së Pasurive të Paluajtshme për verifikimin e përftimeve që ish-të dënuarit kanë marrë më parë. Emrat e përfituesve të dalë në listën e fundit që u publikua nga gazeta “Albania” janë edhe në listën përfundimtare, por bashkë me ta ka edhe emra të tjerë verifikimi. Konkretisht, këta emra po verifikohen nga Financat, Enti i banesave dhe Zyra e Përgjithshme e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme. Xhaferllari ka konfirmuar për të gjithë të interesuarit se në këtë listë të dytë janë rreth katër mijë emra fitues. Sipas saj, deri tani në Ministrinë e Drejtësisë janë depozituar rreth 19 mijë kërkesa për dëmshpërblim financiar. ”Procesi i dëmshpërblimit është një proces që zgjat. Ministria e Drejtësisë ka rolin qendror në procedurën administrative të shqyrtimit të kërkesave, megjithatë, ky është një proces i lidhur edhe me institucionet e tjera, pasi ne e rakordojmë informacionin me Ministrinë e Brendshme, me Ministrinë e Mbrojtjes, Arkivin e Shtetit, SHISH-in, Ministrinë e Financave, Entin e Banesave dhe ZRPP-në, sigurisht edhe me qytetarët, sepse ka disa dokumente që duhet t’i paraqesin ata”, - shpjegoi drejtoresha në Ministrinë e Drejtësisë. I gjithë ky bashkërendim sjell shtrirje në kohë të gjithë procesit, i cili nuk mbaron me paraqitjen e kërkesës në Ministrinë e Drejtësisë. Me përfundimin e procesit administrativ dosjet e përfunduara që i kanë aktet e plota përfshihen në një listë dhe kjo listë dërgohet për miratim në Këshillin e Ministrave, pra është Këshilli i Ministrave autoritetit që vendos përfitimin e dëmshpërblimit financiar. “Në këto momente Ministra e Drejtësisë është duke mbyllur listën e dytë që do t’ia dërgojë Këshillit të Ministrave”, - pohoi Xhaferllari.
2 Qershor 2009