E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dokumentet shtesë që kërkohen për marrjen e vizave amerikane



Jonida Tashi

Ambasada Amerikane publikon dokumentacionin shtesë që kërkohet për të aplikuar për një vizë joemigrimi në SHBA. Sipas njoftimit të Ambasadës, të gjithë aplikantët për viza joemigrimi, duhet të depozitojnë pranë saj një listë të gjatë dokumentesh të nevojshme, duke filluar që nga formulari i aplikimit e deri te dokumentet shtesë. Dokumentet kryesore që nevojiten për vizat joemigruese janë: formulari i aplikimit DS-160, i plotësuar elektronikisht (për të gjithë aplikantët, pavarësisht nga mosha), pasaporta, fotografia, pagesa e aplikimit dhe dëshmitë. Përpos dokumenteve të mësipërme, për secilën prej vizave joemigruese amerikane kërkohen disa dokumenteve shtesë, që janë përcaktuar sipas llojit të vizës. Autoritetet amerikane lëshojnë disa viza joemigruese, siç janë ato për trajtim mjekësor, turizëm, biznes, studim etj.
Trajtimi mjekësor
Në shtesë të dokumentacionit të kërkuar si më sipër, dokumentacioni i mëposhtëm kërkohet gjithashtu për personat që kërkojnë trajtim mjekësor në Shtetet e Bashkuara. Në listën e dokumenteve shtesë për marrjen e vizës për trajtim mjekësor në SHBA përfshihen: një diagnozë mjekësore nga mjekë vendas, që shpjegon natyrën e sëmundjes si dhe arsyen përse personi kërkon trajtim në Shtetet e Bashkuara të Amerikës; një letër nga një mjek ose njësi spitalore në SHBA, ku shprehet dëshira për të trajtuar këtë sëmundje të veçantë si dhe detajet e kohëzgjatjes së planifikuar si dhe çmimi i trajtimit (ku të përfshihen faturat e doktorit, faturat e spitalit si dhe çdo gjë që lidhet me shpenzimet mjekësore); një deklaratë për mbulimin financiar nga individi ose organizata që do të paguajë për transportin e pacientit, shpenzimet mjekësore dhe të jetesës. Individi që garanton pagesën e këtyre shpenzimeve duhet të paraqesë prova që e ka mundësinë për ta përmbushur atë, shpeshherë në formën e vërtetimit nga banka ose vërtetime të tjera për të ardhurat/kursimet ose kopje te dëshmisë se taksave të të ardhurave. Në disa raste mund të jetë e domosdoshme që këto shpenzime të paguhen paraprakisht shërbimit në Shtetet e Bashkuara. Personat që udhëtojnë në Shtetet e Bashkuara për trajtim mjekësor duhet të kenë një deklaratë nga një doktor ose institucion përsa i përket trajtimit mjekësor të propozuar. Paraqitja e këtij dokumentacioni shtesë nuk garanton që një aplikant do të gjendet i kualifikueshëm për të marrë një vizë. Gjithsesi, një aplikim mjekësor nuk mund të vlerësohet pa këtë informacion.
Studentët dhe shkëmbyesit
Të gjithë aplikantët për studime dhe shkëmbim kulturor duhet të përgatiten të paraqesin dokumentacionin shtesë si më poshtë: formularin I-20A-B, Certifikatë Pranueshmërie për Statusin e Studentit Joemigrant (F-1) për Studentë Akademik dhe të Gjuhës ose formularin I-20M-N, Certifikatë Pranueshmërie për Statusin e Studentit JoEmigrant (M-1) për studentët profesional. Ju duhet të paraqisni një formular të nxjerrë nga sistemi SEVIS, I-20, i cili sigurohet nga shkolla ku jeni regjistruar. Ju dhe zyrtari i shkollës duhet të firmosni formularin I-20. Të gjithë studentët, ashtu dhe bashkëshortët e tyre dhe vartësit duhet të regjistrohen në Sistemin e Informacionit të Vizitorit Shkëmbyes dhe Studentor (SEVIS), një sistem i bazuar në internet që mban informacion aktual dhe të saktë mbi vizitorët shkëmbyes dhe studentor si dhe vartësve të tyre (mbajtësit e vizave F/M-2). Shkolla juaj është përgjegjëse për të regjistruar informacionin e formularit I-20 në sistemin SEVIS. Studentit do t’i duhet gjithashtu të paguajnë taksën e SEVIS I-901 për çdo program studimi. Të gjithës aplikantët për studentë duhet të kenë një formular I-20 të nxjerrë nga sistemi SEVIS i lëshuar nga një institucion edukimi dhe i aprovuar nga Departamenti Amerikan i Sigurisë Kombëtare (DSK), të cilin ata e dorëzojnë kur aplikojnë për vizën e tyre të studentit. Zyrtari konsullor do t’i duhet të verifikojë të dhënat e I-20 elektronikisht nëpërmjet sistemit SEVIS, në mënyrë që të procesojë aplikimin e tyre për vizë studentore. Përveçse në rastet kur përjashtohet, të gjithë pjesëmarrësit që kanë një SEVIS I-20 të lëshuar në ose mbas datës 1 shtator 2004, duhet të paguajnë taksën SEVIS I-901 me DSK për çdo program individual. Taksa mund të paguhet nëpërmjet internetit ose me “Western Union”. Përveç pagesës së aplikimit, studentët duhet paguajnë dhe të sjellin një faturë të veçantë që kanë paguar edhe taksën për SEVIS I-901. Ndërsa të gjithë aplikantët e vizës F duhet të paguajnë takën e aplikimit, duke përfshirë vartësit, vetëm aplikanti kryesor duhet të paguajë taksën SEVIS. Nëse taksa SEVIS nuk është paguar aplikanti nuk do të intervistohet. Më tej kërkohet DS-2019, Certifikatë Pranueshmërie për Statusin e Vizitorëve Shkëmbyes. Ju duhet të paraqisni një formular të nxjerrë nga sistemi SEVIS, DS-2019, i cili u është dhënë nga sponsori juaj i programit. Të gjithës studentët, ashtu dhe bashkëshortët e tyre dhe vartësit duhet të regjistrohen në Sistemin e Informacionit të Vizitorit Shkëmbyes dhe Studentor (SEVIS), një sistem i bazuar në internet që mban informacion aktual dhe të saktë mbi vizitorët shkëmbyes dhe studentor si dhe vartësve të tyre (mbajtësit e vizave J-2). Sponsori juaj i programit është përgjegjës për të regjistruar informacionin e formularit DS-2019 në sistemin SEVIS. Vizitorët shkëmbyes që nuk bëjnë pjesë në programet e sponsorizuara nga qeveria amerikane do t’u duhet gjithashtu të paguajnë taksën e SEVIS I-901 për çdo program. Pyetjet përsa i përket programit tuaj shkëmbyes duhet t’i drejtohen sponsorit tuaj të programit. Së fundi, nevojitet DS-7002, Plan Vendosje për Trajnim/Praktikën. Të gjithë vizitorët shkëmbyes (vizat J) aplikantët e vizave për stazhier ose praktikantë me formularin DS-2019, të lëshuar në ose mbas datës 19 korrik 2007 (bazuar në kutinë 7 të formularit) duhet gjithashtu të paraqesin Plan Vendosjen për Trajnimin/Praktikën, formularin DS-7002 kur të aplikojnë për vizën. Nëse formulari DS-2019 është lëshuar përpara datës 19 korrik 2007, formulari DS-7002 nuk duhet. Për më shumë informacion rreth rregullave të reja për programet e stazhierëve dhe praktikantëve, lexoni Programet e Sektorit Privat, në Programin e Vizitorëve Shkëmbyes të Byrosë së Çështjeve Arsimore dhe Kulturore.

Dokumentet shtesë sipas llojit të vizave

Punonjësit e përkohshëm (vizat H, L, O, P, Q)
Duhet numri i faturës që është i stampuar (printuar) në formularin e aprovuar, peticioni I-129. Gjatë intervistës, zyrtari konsullor do të përdorë numrin e faturës për të verifikuar aprovimin e peticionit, formularin I-129. Prandaj, formulari I-797 nuk përdoret më për të verifikuar aprovimin e peticionit dhe nuk duhet më kur të intervistoheni. Me përjashtim të vizave H-1 dhe L-1, aplikantët mund t’i duhet të tregojnë prova të lidhjeve detyruese me një rezidencë jashtë Shteteve të Bashkuara të cilën ata nuk kanë për qëllim të braktisin. Është e pamundur të specifikojmë llojin e saktë të kësaj dëshmie sepse rrethanat e aplikantëve ndryshojnë shumë.

Punonjësit e përkohshëm fetarë (vizat R)
Duhet numri i faturës që është i stampuar (printuar) në formularin e aprovuar, peticioni I-129. Gjatë intervistës, zyrtari konsullor do të përdorë numrin e faturës për të verifikuar aprovimin e peticionit, formularin I-129. Prandaj, formulari I-797 nuk përdoret më për të verifikuar aprovimin e peticionit dhe nuk duhet më kur të intervistoheni. Zyrtarët konsullorë mund t’iu kërkojnë çfarëdo dokumentacioni të nevojshëm, dhe aplikanti duhet të përgatitet të paraqesë çfarëdo ose të gjitha nga dokumentet që pasojnë për të verifikuar që aplikanti dhe organizate fetare kualifikohen për statusin e vizës R, duke përfshirë prova të përjashtimit nga taksat ose që kanë të drejtë përjashtimi nga taksat dhe një letër nga një zyrtar i autorizuar të njësisë së veçantë të organizatës punëdhënëse që siguron: se nëse anëtarësimi fetar i aplikantit është mirëmbajtur, në tërësi ose pjesërisht, jashtë Shteteve të Bashkuara, organizatat fetare të huaja dhe të Shteteve të Bashkuara i përkasin të njëjtit sekt fetar; se, menjëherë përpara aplikimit për vizë R, i huaji ka qenë anëtar i sektit fetar për periudhën e kërkuar 2 vjeçare; nëse aplikanti është një ministër, ai ose ajo është i/e autorizuar të drejtojë falje fetare për atë sekt. Detyrat duhen përshkruar në detaje ose nëse aplikanti ka për profesion fenë, ai ose ajo të ketë të paktën një diplomë universiteti ose të barabartë me të, dhe që një diplomë e tillë të jetë e kërkueshme për të praktikuar profesionin fetar; nëse aplikanti do të punojë në një punë ose zanat si jo-profesionit, ai ose ajo kualifikohet nëse puna që do të bëjë lidhet më funksionin e traditave fetare; marrëveshje për shpërblimin, duke përfshirë shumën dhe burimin e rrogës, lloje të tjera kompensimi si ushqimi dhe strehimi, dhe çdo përfitim tjetër kur vlera monetare mund të fiksohet, dhe një deklaratë nëse një shpërblim i tillë do të bëhet në këmbim të shërbimeve; emrin dhe vendndodhjen e njësisë së veçantë organizative të sektit fetar ose or filialin për të cilin aplikanti do të kryejë shërbimet; nëse i huaji do të punojë për një organizatë që është e lidhur me një sekt fetar, një përshkrim të natyrës së marrëdhënies midis dy organizatave; dëshmi të aktiviteteve dhe metodave operacionale të organizatës fetare; dhe letrat e përfshirjes së organizatës nën ligjin e aplikueshëm të shtetit.

Media e huaj (vizat I)
Prova të punësimit, paraqisni si në vijim:
Stafi gazetar: një letër nga punëdhënësi ku të përfshihet emri i punonjësit, pozicioni me kompaninë, dhe qëllimin dhe kohën e qëndrimit në Shtetet e Bashkuara; Gazetar i pavarur i kontraktuar nga një organizatë mediatike: një kopje të kontratës me organizatën, ku të përfshihet emri i punonjësit, pozicioni me organizatën; qëllimin dhe kohën e qëndrimit në Shtetet e Bashkuara, dhe kohëzgjatja e kontratës; Ekuipazhi i filmit mediatik: një letër nga punëdhënësi ku të përfshihet ky informacion: emri, pozicioni që mban me kompaninë; titulli dhe një përshkrim i shkurtër i programit që do të filmohet dhe periudhën kohore që do të duhet për të filmuar në Shtetet e Bashkuara; Kompani e pavarur prodhimi e kontraktuar nga një organizatë mediatike: një letër nga organizata që ka mandatin e punës ku të përfshihet ky informacion: emri, titulli dhe një përshkrim i shkurtër i programit që do të filmohet, periudha kohore e kërkuar për filmimin në Shtetet e Bashkuara dhe kohëzgjatja e kontratës.

Investitorët me bazë traktati (vizat E2)
Bashkangjitur formularit DS-156 dhe/ose DS-157 (nëse ju jeni mashkull nga mosha 16 deri 45 vjeç), investitorët me bazë traktati duhet të plotësojnë, firmosin dhe paraqesin formularin DS-156E. Një aplikant për vizën e investitorit me bazë traktati (E-2) duhet fillimisht të vërtetojë që ndërmarrja e investimeve të përmbushë kërkesat e ligjit, dhe të përputhet me kërkesat e shumta që ka klasifikimi i vizës E-2. Zyrtari konsullor mund t’i japë aplikantit formular të posaçëm për këtë qëllim. Aplikanti duhet të presë nga zyrtari konsullor që t’i kërkojë dokumentacion shtesë, për të vendosur rreth pranueshmërisë të një vizë për investitor me bazë traktati. Është e pamundur për të cilësuar dokumentacionin e saktë që kërkohet sepse rrethanat e aplikantit ndryshojnë shumë.

7 Maj 2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›