Zgjedhjet ne Britani, Braun-Kamerun, fituesi me fotogfinish
Fiancial Times nxjerr fitues Kameron me 36 për qind të votave të përgjithshme
Agjencia e Lajmeve “Reuters” bën të ditur se rezultatet e para të zgjedhjeve në Britani i japin shanse për fitore kryeministrit, njëkohësisht kryetar i Laburistëve, Gordon Braun. Sipas analistëve ekziston mundësia që ai do të vazhdojë të mbajë pushtetit nëse krijon koalicion me Liberal Demokratët e Qendrës.
Cilido që fiton do t’i duhet të përballet me difiçitin e lartë të buxhetit dhe reformat e thella politike, që pasojnë skandalin e vitit të kaluar, që i la britanikët të pakënaqur me ligjvënësit. Duket se drejtuesi i konservatorëve të qendrës së djathtë, Dejvid Kameron, i cili sipas sondazheve të para ishte në krye të listës së kandidatëve, së fundi bëhet e ditur se ka humbur pikë. Kjo shuan shpresën që konservatorët të vinin në qeveri pas një pushteti prej 13 vjetësh të laburistëve.
Ndërda Reuters flet për një fitore të Laburistëve, “Financial Times” paraprakisht shpall fitues konservatorin Dejvid Kameron me 36 për qind të votave të përgjithshme, laburistët e kryeministrit Braun zënë vendin e dytë me 28 për qind dhe Liberal Demokratët 27 për qind.
Çështja e imigrantëve
Tre partitë kryesore kanë prezantuar programet e tyre, në bazë të së cilave është kontrolli i rreptë i kufijve dhe mbështetja për sistemin e pikave, që ka për qëllim kontrollin e imigracionit.
Kryeministri aktual britanik Gordon Braun dëshiron të shtojë numrin e vendeve të punës për personat e trajnuar në Britani duke ulur kështu numrin e vendeve të punës, që plotësohen nga imigrantët. Laburistët ndër të tjera po ashtu dëshirojnë viza biometrike dhe letërnjoftime për të huajt. Ndërsa Dejvid Kameron dhe partia e tij konservatore dëshirojnë të ulin dukshëm numrin e imigrantëve dhe propozojnë kufizim vjetor të emigrantëve të rinj.
Liberal Demokratët me liderin e tyre Nik Kleg propozojnë ndër të tjera sistemin e pikave sipas rajoneve për të plotësuar vendet e punës në rajonet e caktuara. Tema e emigracionit ka pushtuar vëmendjen e të gjithëve, ndërsa vetë emigrantët janë shprehur të pavendosur për votën e tyre. Ata tërheqin vërejtjen se zgjedhjet ishin të rëndësishme për të ardhmen në përgjithësi. Sipas sondazheve përmbyllëse të fushatës elektorale asnjë nga tre partitë e mëdha Laburistët, Konservatorët apo Liberal Demokratët nuk do të fitojë shumicën e vendeve në parlament për të formuar të vetme qeverinë. Sondazhi i fundit rendiste në vend të parë Konservatorët me 9 pikë, por kjo nuk është e mjaftueshme për një fitore të pastër të liderit të opozitës Dejvid Kameron. Ekspertët prej ditësh diskutonin për një fitore të mundshme konservatorëve dhe në këtë rast do të duhej bashkëpunimi me liderin e liberal demokratëve Nik Kleg. Në fjalimin e një dite para zgjedhjeve, Kameron foli për ndryshim dhe shpresë, çfarë të kujtonte mesazhet e fushatës së presidentit Obama. “Votoni për ndryshimin, votoni për konservatorët. Votoni t’i jepni këtij vendi shpresën, optimizmin dhe ndryshimin për të cilat ka nevojë”, tha Kameron.
7 Maj 2010