E Diel, 1 Nëntor 2026

Murinho bën paqe me Kaka: Nëse qëndron jam i lumtur

“Për mua Kaka mund të qëndrojë”. Jose Murinho përpiqet të ndreqë marrëdhëniet me lojtarin brazilian pas shkëputjes vetëm pak ditë para nisjes për turneun amerikan.

Tekniku i Realit të Madridit nuk ka dëshirë- të paktën mesa thotë- të privohet nga Kaka, një zgjidhje kjo ndoshta e diktuar nga një strategji marketingu e saktë: Se kush do të Kaka-n duhet të shpenzojë. Dhe shumë madje.

“Ricardo Kaka është një lojtar i mirë dhe nëse qëndron do të përpiqemi të nxjerrim më të mirën e tij, vitin e shkuar ka patur një sezon të mirë por pa qënë brilant”, ka shpjeguar Murinho në fund të miqësores së fituar 5-1 kundër Galaxy të Beckham.

“Deri më 31 Gusht vendimi i tij dhe imi është që të qëndrojë. Është në djalë i mirë, punon në grup, s’po i them të gjitha por na ndihmon shumë. Kaka s’ka nevojë të më dërgojë mesazhe gjatë stërvitjes apo ndeshjes. E di atë që mendon dhe s’kemi pse dërgojmë mesazhe në mënyra të tjera. Gjëja më re rëndësishme është ta vendosë mirë të ardhmen e tij sa i takon vetërespektit dhe lumturisë personale. Nëse qëndron jemi të lumtur dhe nëse vendos të largohet po ashtu jemi të lumtur. Por mua nëse qëndron s’ka asnjë problem”, ka theksuar Murinho.

/IDEA/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›