Dokumenti policor i Dritan Dajtit, një falsifikim cilësor
Dokumenti i policisë me emrin Agron Zeneli, që është gjetur në çantën e dorës së Dritan Dajtit, pas "masakrës së Durrësit", është i falsifikuar. Laboratori në Ministrinë e Brendshme ka përcaktuar se dokumenti nuk është origjinal dhe nuk është prodhuar nga firma që ka marrë përsipër të bëjë dokumentet e punonjësve të Policisë së Shtetit. Ekspertiza ka përcaktuar se dokumenti në fjalë nuk i ka pasur elementet e sigurisë, por ishte falsifikuar në mënyrë profesionale. Fillimisht dyshohej se persona brenda strukturës së Policisë së Shtetit kishin lëshuar dokumentin në fjalë. Kishte të dhëna se dokumenti ishte origjinal dhe më pas është falsifikuar vetëm fotoja. Por ekspertiza e kryer me urdhër të Prokurorisë së Krimeve të Rënda ka përcaktuar se bëhet fjalë për një falsifikim deri në detaje të tij, çka ka mundësuar që Dritan Dajti të lëvizte lirshëm në të gjithë Shqipërinë. Por rezultati i ekspertizës nuk ka rrëzuar hetimet për prejardhjen e këtij dokumenti. Hetimi i prokurorisë do të përcaktojë se nga ka ardhur ky dokument dhe autorët e këtij falsifikimi, të cilët janë treguar profesionist me një punë të tillë.
Dokumentet e falsifikuara
Ekspertiza ka përcaktuar se të gjitha dokumentet e policisë së Dajtit kanë qenë të falsifikuara me emrin Agron Zeneli. Prokuroria e Krimeve të Rënda ka hetuar personin që kishte lëshuar dokumentet e tilla, por ende asnjë rezultat. Dokumentet e policisë me foton e Dajtit janë gjetur në çantën e tij që mbante me vete. I shpallur në kërkim gjashtë vite më parë, prej kohësh lëvizte rrugëve të Shqipërisë me identitet të rremë. Sipas burimeve nga prokuroria, në çantën e dorës që mbante gjithë kohës i arrestuari Dajti, policia ka gjetur dhe sekuestruar karta identiteti të policisë. Ato kishin fotografinë e të shumëkërkuarit të bërë me uniformë policie nën emrin: "Agron Zeneli", me detyrë "nënkomisar i Komisariatit të Policisë në Korçë". Për dokumentin në fjalë, prokuroria dhe policia ka marrë informacione në Drejtorinë e Policisë së Korçës, ku nuk ka rezultuar asnjë person me emrin Agron Zeneli. Gjithashtu janë verifikuar edhe dokumentet e policisë të deklaruara të humbura nga punonjës të kësaj drejtorie. Pas verifikimeve 20-ditore nuk ka rezultuar asnjë punonjës i policisë i implikuar në këtë çështje. Ndërkohë, përveç tri kartave të identitetit me uniformë policie dhe me numrat seri të saj, Dajtit i është sekuestruar edhe një patentë shoferi e shtetit italian me po këtë emër dhe me foton e tij. Këto kanë qenë dokumentet me të cilat i shumëkërkuari u shpëtonte kontrolleve, në rast se e ndalonin për ndonjë shkelje të rastit, apo në ndonjë postbllok rutinë të policisë. Nuk dihet sa herë i shumëkërkuari ka shpëtuar nga policia, për shkak të këtyre dokumenteve të identifikimit që i mbante kudo që shkonte me vete. Sipas burimeve nga akuza, mësohet se në fotot e kartave të identitetit të policisë, i shumëkërkuari kishte dalë madje me një pamje serioze dhe pak të egër.
Sekuestrimet
Policia, pas masakrës ku u vranë katër punonjës policie, ka sekuestruar brenda makinës edhe një fenelinë policie që e mbante në kroskot dhe dy radio-lidhjeje të policisë që ishin të vendosura në frekuencat e efektivëve të Durrësit. Edhe këto sende të policisë u janë nënshtruar hetimeve të hollësishme. Kishte dyshime se fenelinat ishin marrë nga ndonjë komisariat policie, por pas bilanceve në të gjithë vendin nuk ka rezultuar ndonjë fenelinë e "humbur". Kjo ka sjellë dyshimin se sendet mund të jenë importuar nga vende të tjera, ose të jenë marrë në kompanitë private që kanë të drejtë të lëshojnë sende policore. Megjithatë, prokuroria thotë se hetimet vazhdojnë edhe për radio-lidhjet. Mësohet se frekuencat e radio-lidhjeve i shumëkërkuari i ndërronte duke u bazuar në qytetin që ndodhej. Përveç këtyre, policia ka sekuestruar në çantën e dorës së Dajtit plot 10 aparate telefonike celularë me numra Shqipërie dhe vendeve fqinje, të cilat po këqyren dhe verifikohen numrat, mesazhet dhe thirrjet e kryera nga këta numra telefoni brenda dhe jashtë vendit. Ndërkaq, në portofol ka pasur rreth 4 mijë e 500 euro dhe disa dhjetëra mijëra lekë shqiptare.
Vonesa
Priten tabulatet e 15 kartave telefonike
Krahas ekspertizave për të përcaktuar mënyrën e vrasjes së katër punonjësve të policisë në qytetin e Durrësit, mesditën e shtatë gushtit, grupi hetimor po pret edhe tabultet telefonike të 15 kartave SIM që dispononte Dajti në momentin e prangosjes. Në çantën e personit të akuzuar për vrasje të pesëfishte janë sekuestruar 10 aparate telefonike dhe mbi 15 SIM karta me numra të ndryshëm, që i përdorte nga frika e përgjimit. Krahas kartave SIM me numra nga tre kompanitë që operojnë në Shqipëri, Dajti posedonte edhe numra të dy kompanive të shtetit grek, atij italian, malazez, maqedonas dhe kosovar, të gjithë me linjë ndërkombëtare. Mësohet se nga këqyrja e aparateve celularë ka rezultuar se i shumëkërkuari kishte rast që një numër përdorte vetëm për të biseduar me një person.
Hetimi
Rithirret në polici Gilmano Dani
Rikthehet në policinë e kryeqytetit një nga personat e njohur si mik i Dritan Dajtit, Gilmano Dani. Lajmi është bërë i ditur nga burime pranë uniformave blu të kryeqytetit. Këta të fundit thanë se Dani është paraqitur vetë sot për të dhënë shpjegime, por pa specifikuar çështjen për të cilën do të flasë. Gilmano Dani u mor në pyetje pak ditë më parë nga policia, në cilësinë e të njohurit të Dajtit, pas masakrës së katër policëve në qytetin e Durrësit. Avokati i tij mbrojtës njoftoi se Danit i është bllokuar pasaporta nga policia, që i rekomandoi të paraqitej në polici.