Kontrabanda me autobusët e linjës Tiranë-Greqi, arrestohen 3 persona
Gati një muaj pas operacionit, ku u arrestua një punonjës i Bashkisë së Kamzës për kontrabandë këpucësh, specialistët e seksionit kundër krimit ekonomiko-financiar, në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Tiranë, dje paradite goditën sërish një grup që bënte kontrabandë me mallra nga vendi fqinj, Greqia, duke shfrytëzuar biznesin e tyre me transport autobusët. Kështu, sipas burimeve policore zyrtare, dje u arrestuan si të dyshuar për veprën penale të kontrabandës Rustem Xhixha, 57 vjeç, lindur në Krujë dhe banues në Tiranë, Sokol Osmani, 35 vjeç, lindur në Këlcyrë të Përmetit dhe banues në Ksamil të Sarandës dhe Zyber Xhixha, 40 vjeç, lindur në Këlcyrë dhe banues në Krujë, të gjithë punonjës pranë agjencisë së udhëtimeve "Klid Ballkan Interbus".
Arrestimi në flagrancë
Kapja e tyre u krye nga agjentët në rrugën "Karl Gega" në Tiranë në flagrancë të plotë, duke transportuar mallra kontrabandë, të cilat vinin nga Greqia për në vendin tonë me autobusët e linjës së udhëtimit "Klind Ballkan Interbus". Policia tha se në cilësinë e provës materiale u sekuestruan pantallona xhins 2903 palë, bluza dhe këmisha të llojeve të ndryshme 390 palë, çanta shpine dhe të thjeshta 163 copë dhe sete valixhesh 7 copë. Pas verifikimit të provave dhe të dokumenteve të sekuestruara, u identifikua edhe doganieri, i cili dyshohet se i ka ndihmuar. Ai është Bernard Hamzaji, 31 vjeç, lindur dhe banues në Gjirokastër, me detyrë doganier në Doganën e Kakavijës. Materialet në ngarkim të katër personave i kaluan prokurorisë, pasi dyshohen se kanë konsumuar veprat penale të "tregtimit dhe transportit të mallrave kontrabandë", "kontrabandë me mallrat e tjerë", "zbatim të ligjit ndaj personave juridikë" dhe "shpërdorim detyre".
Kontrabanda ul të ardhurat
Duket se kontrabanda si një aktivitet kriminal shumë fitimprurës, pas një sërë goditjesh të disa viteve më parë ka nisur sërish të lulëzojë. Kështu, sipas statistikave të dala nga Ministria e Financave, të ardhurat e buxhetit të shtetit nga akcizat gjatë gjashtëmujorit të parë të këtij viti qenë absolutisht më të ulëta se sa gjatë së njëjtës periudhë të vitit 2008, gjë që ka shtyrë shumë ekspertë të dyshojnë se evazioni fiskal me mallrat e rëndë ka arritur në nivele marramendëse. Të dhënat e fundit të publikuara nga Ministria e Financave tregojnë se në gjysmën e parë të vitit që sapo jemi, 2009-s, tatimet dhe doganat mblodhën 14.4 miliardë lekë të ardhura nga akcizat, shifër kjo 27 për qind më e vogël se sa plani dhe 3.6 për qind më e vogël se sa të ardhurat që ishin realizuar në gjysmën e parë të vitit 2008. Rritja e evazionit dhe kontrabandës është një fenomen parazgjedhor që përsëritet në Shqipëri sa herë që politikës i duhen para për të përballuar fushatat, apo sepse shteti e lëshon punën në këtë periudhë.