E Shtunë, 31 Tetor 2026

Qëllojnë në ajër, kapet një prej autorëve

Qëllojnë me armë në ajër, policia identifikon një prej autorëve.

Burime nga policia e Durrësit bëjnë të ditur se ka nisur procedimi penal për 23-vjeçarin Ervis Varfaj, lindur dhe banues në Lagjen nr.14 Durrës, pasi në orët e para të mëngjesit të djeshëm, në Lagjen nr.13 në Durrës, në afërsi të lokal "Zapping", në bashkëpunim dhe me persona ende të paidentifikuar, kanë qëlluar me armë zjarri pistoletë në ajër dhe janë larguar me një automjet tip "Fiat Punto", me targa CFO74KC, e cila u braktis në Lagjen nr.14.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›