E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tropojë, gjendet i vetëvrarë një 43-vjeçar

Vetëvritet me një plumb në zemër një 43-vjeçar, ndërkohë që policia deklaron se vendimi i vetëflijimit është marrë në kushtet e një depresioni të rëndë nervor. Burime nga policia e Tropojës bëjnë të ditur se është gjetur i vdekur Rasim Lushi dhe se trupi pa jetë i 43-vjeçarit është gjetur pranë një guroreje. Pas sinjalizimit, në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor dhe është konstatuar se në trupin e tij kishte një plumb në afërsi të zemrës. Pas këqyrjes së vendit të ngjarjes dhe ekspertizës mjeko-ligjore, policia ka deklaruar se 43-vjeçari është vetëvrarë në kushtet e një depresioni nervor.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›