Kapet me euro false, ndalohet 41-vjeçari
Shkon për të depozituar euro në bankë, i gjenden monedha false dhe ndalohet nga policia. Tentativa për të këmbyer në filialin e një dege banke në Sarandë një sasi eurosh, e ka çuar në pranga qytetarin Feim Roboçi, pasi një pjesë e monedhave europiane kanë rezultuar false paraditen e së premtes. Burime nga policia bëjnë të ditur se 41-vjeçari Feim Roboçi, lindur në Delvinë dhe banor i Sarandës, ka shkuar për të depozituar për llogari të vet një shumë prej 10 mijë eurosh. Nga kontrolli në monedhat e tij u konstatuan 2 kartëmonedha euro 100-she, të cilat rezultuan të falsifikuara. Ai nuk ka pranuar të sqarojë origjinën e tyre, kështu që policia ka bërë ndalimin e tij për "falsifikim monedhash".