Kapet "i tmerrshmi" i Sarandës
Pas ngjarjes së rëndë të 7 gushtit, ku në Durrës mbetën të vrarë 4 oficerë policie nga i shumëkërkuari Dritan Dajti, Interpol Tirana në bashkëpunim me homologen greke, mundën të prangosin një tjetër vrasës dhe torturues policësh. Sipas burimeve zyrtare, si rezultat i bashkëpunimit të zyrave respektive të Interpolit në kryeqytetet Tiranë dhe Athinë, dje në Greqi u bë arrestimi i 41-vjeçarit, një nga më të kërkuarit nga drejtësia shqiptare Arben Këndezi, autor i masakrës së Qafë-Gjashtës. Ai akuzohet se në vitin 1997, në bashkëpunim me tre persona të tjerë, hapi zjarr kundër forcave të policisë duke vrarë oficerin Gjergj Mehmeti.
Akuzat
Për këtë akt të rëndë, Gjykata e Shkallës së Parë të Krimeve të Rënda, me një vendim të vitit të kaluar, ka vendosur masën e sigurisë "arrest në burg", në ngarkim të tij. Më konkretisht, atij do t‘i duhet të përballet sa më shpejt në gjyqin "për masakrën e Qafë-Gjashtës", i cili rifillon në muajin shtator në Gjykatën e Krimeve të Rënda në Tiranë, me akuza të shumta dhe tepër të rënda. Dyzet e njëvjeçarit Këndezi, i cili konsiderohet si "tmerri i Sarandës", do t‘i duhet të japë shpjegime përpara togave të zeza dhe prokurorëve të çështjes, veçanërisht për veprën penale të "vrasjes për shkak të cilësive të veçanta, e kryer në bashkëpunim", parashikuar nga nenet 79/C - 25 dhe 87 - 25, të Kodit Penal. Gjithashtu, ai akuzohet edhe për grabitjen në datën 17.03.1997 të Bankës së Kursimeve të Sarandës, ku ka mundur që në bashkëpunim me disa persona grabisë shumën e konsiderueshme prej 26 milionë lekësh. Për këtë krim të fundit, Gjykata e Rrethit Vlorë me vendimin nr. 64, datë 08.07.1999 e ka dënuar Arben Këndezin me 6 vjet burg, parashikuar nga nenet 136, 25 dhe 50 të Kodit Penal.
Arrestimi
Aksioni i policisë greke u krye në vendin e quajtur Lutraqi, 70 kilometra në veriperëndim të Athinës, ku ai jetonte 10 vitet e fundit që ndodhej në arrati. Burime pranë policisë së Lutraqit thanë se Këndezi po hetohej për trafik të lëndëve narkotike. Prej kontrolleve të bëra në banesën e tij nuk u gjet asnjë material komprometues që ta vërtetonte këtë akuzë. Por, pikërisht fotot e tij me armë në dorë gjatë trazirave të viteve 1997 dhe tetë gëzhoja kallashnikovi të përdorura, shtuan dyshimet e agjentëve të policisë. Prej verifikimit të shenjave të gishtave, ata mundën të zbulojnë identitetin e tij të vërtetë. Arben Këndezi njihet si një ndër të fortët e Sarandës gjatë viteve 1997-1998. Ai akuzohet për torturimin e një agjenti policie, në të ashtuquajturën masakra e Qafë-Gjashtës, si edhe është dënuar nga drejtësia shqiptare me 6 vite burg për grabitjen me armë të bankës së Sarandës. Re.Kro
Negociatat
Fjala "Tufjani" solli viktimat
Punonjësit e policisë, sipas prokurorisë, kanë kërkuar nga personat që kishin në automjet, pikërisht nga Edmond Sejko dhe Fatos Mahmutaj, të shkonin te të rebeluarit dhe të negocionin që të largoheshin pa pasur ndonjë problem. Por, në momentin që personi Edmond Sejko ka shkuar, jo vetëm nuk ka negociuar, por ka thënë fjalën "Tufjani". Ky ka qenë edhe momenti në të cilin personat e armatosur kanë vazhduar sërish duke qëlluar me breshëri armësh, ku si pasojë e shkëmbimit të zjarrit për rreth 10-15 minuta, ka mbetur i vrarë punonjësi i policisë, Gjergji Mehmeti. Prokuroria thotë se gjatë shkëmbimit të zjarrit punonjësit e policisë, Myzafer Blushi dhe Sokol Bizhga, kanë arritur të largohen, ndërsa punonjësi tjetër, Eduart Aliaj, është kapur nga personat e armatosur dhe është mbajtur peng e keqtrajtuar për disa ditë në qytetin e Sarandës. Pas shkëmbimit të zjarrit, të armatosurit i kanë vënë flakën automjetit në të cilin ndodhej trupi i punonjësit të policisë, Gjergji Mehmeti.
Personat që kanë qëlluar në drejtim të policëve
Vladimir Sinani
Nestor Sinani
Alqi Paguni
Eduart Çipa
Edmond Sejko
Arben Këndezi
Agron Qurku
Mikel Këndezi
Aleksandër Bala
Ristan Lapa
Punonjësit e policisë që u sulmuan
Gjergji Mehmeti (i vrarë)
Eduart Alija (i marrë peng)
Sokol Bizhga
Myzafer Blushi
Si ndodhi masakra e Qafë-Gjashtës më ‘97-n, urdhëruesit
Prokuroria, pasi mbylli hetimet, nxori edhe rolin në ngjarje të ish-gjeneralit Agim Shehu
Si ndodhi masakra ndaj policisë në Qafë-Gjashtë, më 4 mars të vitit 1997, ku ishte protagonist edhe i arrestuari i djeshëm nga Interpoli, Arben Kendezi? Një urdhër i Agim Shehut, ish-zv/ministër i Brendshëm, njëkohësisht edhe ish-drejtor i Policisë së Shtetit, ka dërguar në Sarandë në vitin 1997, në kulmin e trazirave, katër punonjës të Policisë së Shtetit për të rivendosur rendin, ku njëri prej tyre, pas përplasjes me banditët, u ekzekutua. Një tjetër u rrëmbye dhe u mbajt peng për disa ditë, ndërsa dy "të shpëtuarit" përshkruan për dhjetëra orë në këmbë male e fusha, për të përfunduar në qytetin e Fierit. Historia daton më 4 mars 1997, ku katër efektivët e Policisë së Vlorës, Gjergji Mehmeti, Sokol Bizhga, Eduart Alija dhe Myzafer Blushi janë urdhëruar për të ngritur Komisariatin e Policisë së Sarandës, ku efektivët e të cilit kishin dezertuar. Prokurori i Krimeve të Rënda, Adnan Xholi, është ai që ka dërguar në gjykatë dosjen ndaj 10 "rebelëve" sarandjotë, të cilët prenë në besë "vëllezërit" e tyre. Sipas tij, efektivët e policisë janë nisur mëngjesin e datës 4 mars ‘97 nga Vlora, pas urdhrit të Shehut, me automjetin "Benz Mercedez" 240. Sapo kanë arritur në Sarandë, kanë shkuar në komisariat, por kanë konstatuar se ka qenë i djegur plotësisht dhe rreth tij nuk ka pasur asnjë punonjës policie. "Pas këtij momenti kanë komunikuar me telefon me zv/ministrin për situatën në të cilën ndodhej Komisariati i Policisë Sarandë, që nuk mundej të riorganizohej dhe kanë vendosur të largohen", thuhet në dosjen e prokurorisë. Pas këtij komunikimi, në Sarandë rastësisht takohen me shtetasit Lefter Blushi, Genci Blushi (familjarë të punonjësit të policisë Myzafer Blushi) dhe me Krenar Ferunin.
Dalja nga Saranda
Prokuroria ka argumentuar se rreth orës 12.30-13.00 të po asaj date, punonjësit e policisë kanë vazhduar rrugën për në dalje të qytetit të Sarandës, por në momentin që kanë shkuar te nënstacioni elektrik i ka parakaluar një makinë tip "Mercedez Benz" 190, me ngjyrë jeshile dhe me targa të Sarandës, brenda së cilës kanë qenë tre persona. Ky automjet i ka prerë rrugën 4-5 metra para dhe prej tij ka zbritur pasagjeri, i cili në dorë mbante një armë automatike. Prokuroria thotë se ky person ka shkuar te punonjësit e policisë duke i pyetur se kush ishin dhe ku do të shkonin. Këtij personi i është përgjigjur Sokol Bizhga, duke iu prezantuar në emër, gjithashtu i ka thënë se ishin punonjësit e Policisë së Vlorës. "Ky ka qenë momenti që punonjësit e policisë i kanë bërë çarmatosjen atij. Nga automjeti me targa të Sarandës, për të parë se çfarë po ndodhte, kanë dalë edhe dy shtetas të tjerë. Pas këtij momenti ka filluar edhe shkëmbimi i zjarrit. Nga hetimet e kryera ka rezultuar se drejtuesi i automjetit ka qenë Armand Hysi, ndërsa në sediljen e pasagjerit të parë ka qenë Edmond Sejko (i thirrur ndryshe "Bubeqi") dhe në sediljen e pasme ka qenë
dëshmitari Fatos Mahmutaj", thuhet në dosjen e akuzës.
Qafë-Gjashta
Sipas akteve të dosjes, pas përplasjes me armë pa pasoja, punonjësit e policisë kanë marrë në automjetin e tyre Edmond Sejkon dhe Fatos Mahmutajn, me qëllim kalimin e sigurt nga Saranda. Ndërsa Armand Hysi, në momentin që ka shkuar në një karburant pranë Qafë-Gjashtës, ka komunikuar me grupin e personave të armatosur sarandjotë që kanë qenë në karburant dhe u ka thënë se një automjet me targa të Vlorës ka marrë peng dy veta. "Ndërkaq, personat e armatosur që ndodheshin atje janë pozicionuar dhe kanë zënë vende. Pas disa momentesh kanë shkuar punonjësit e policisë. Por, kur afrohen 50 metra, janë gjendur përballë një sulmi me armë zjarri. Të ndodhur në të tilla kushte, punonjësit e policisë kanë ndaluar automjetin pas një kamionçine dhe me qëllim kalimin e rrugës pa problem, ka zbritur nga makina i paarmatosur Sokol Bizhga dhe i është drejtuar grupit të personave të armatosur me fjalët: ‘...Jam shefi i policisë kriminale të Vlorës, jemi lebër, jemi vëllezër, prandaj mos qëlloni‘, por, nga ana e personave që ndodheshin te karburanti, ka vazhduar sërish të qëllohej me armë", thuhet në dosje. Sipas dëshmive, mes njerëzve që qëllonin pamëshirë mbi policinë atë ditë ka qenë edhe i arrestuari i djeshëm, Arben Këllezi. Dihet se pasojat e kësaj ngjarjeje ishin tejet të rënda për policinë. Një oficer i vrarë, një i plagosur dhe një tjetër i marrë peng dhe i torturuar për disa ditë rresht.
Grabitja e bankës me mjete të rënda dhe shpërthimi i kasafortës me tritol
Si ndryshoi pamjen "i forti" i Sarandës
Arben Këndezi është një ndër sarandjotët që ia privuan vetes kthimin në qytetin e tyre, pasi kërkohen nga shteti shqiptar për t‘u përgjigjur para drejtësisë, e cila e ka dënuar në mungesë për krimet e kryera në bashkëpunim gjatë trazirave të vitit 1997. Ashtu si edhe protagonistë të tjerë të ngjarjeve kriminale të vitit 1997, ai mori arratinë në shtetin grek që sa nisi ringritja e strukturave të shtetit, të rëna në duar të të ashtuquajturave Komitete të Shpëtimit. Për më shumë se 10 vjet ai figuronte me identitet të rremë, duke tjetërsuar edhe pamjen e tij të jashtme, me mendimin se lënia e mjekrës dhe e flokëve të gjatë, si edhe e syzeve të errëta, e kishin larguar tërësisht atë nga pamja e vërtetë, me të cilën është shfaqur në disa episode të përsëritura të marsit 1997 e në vijim. Por edhe në rastin e Arben Këndezit është provuar thënia se krimineli e merr provën e krimit e për rrjedhojë edhe grackën me vete. Kështu ka shërbyer për Policinë e Shtetit grek një fotografi që Këndezi kishte bërë në "ditët e zjarrta" të vitit 1997, në të cilën shfaqej portreti i tij real, duke përqafuar një automatik të tipit "kallashnikov". Fiksimi i këtij momenti dhe marrja me vete e këtij kujtimi me armën që ai e përdori për të "kthyer në miza" ata që duhej t‘i nënshtroheshin "të fortit" Këndezi, dymbëdhjetë vjet më pas do të kthehej në të zezën e të zotit.
Prangosja e 41-vjeçarit Këndezi, i "arratisur" prej më shumë se dhjetë vitesh në Greqi, për t‘iu shmangur ndëshkimit të drejtësisë duke fshehur e tjetërsuar identitetin e vet, ka krijuar kushtet që të shfletohen dosjet voluminoze dhe të merret vesh saktësisht se kush është Arben Këndezi dhe cila është pjesa e krimeve të tij të kryera në bashkëpunim. Ajo që të mbetet në mendje nga çfarë pasqyrohet në dosjet e gjyqësorit, është përcaktimi i Arben Këndezit, si një nga 10 personat që akuzohen për masakrën e Qafë-Gjashtës, të ndodhur më 4 mars të vitit 1997, në të cilën "djemtë dhe burrat e Komitetit të Shpëtimit" ekzekutuan e më pas i vunë flakën kufomës së oficerit të policisë Gjergj Mehmeti, trajtuan mizorisht me tortura çnjerëzore shoferin Edi Aliaj, që drejtonte automjetin e ekipit të Policisë së Shtetit, të dërguar në Komisariatin e Sarandës, të rënë në duar "të djemve". Ndërkohë që gjyqi për këtë ngjarje vazhdon në kryeqytetin shqiptar, emri i Arben Këndezit lakohej në mungesë edhe nga bashkëpunëtorë të tij, në dëshmitë që kanë dhënë për zbardhjen e së vërtetës së kësaj masakre.
Emri i Arben Këndezit, gjithashtu figuron ndër ata që realizuan shpërthimin e ish-bankës së shtetit, e ndodhur në qendër të qytetit. Në bashkëpunim me personazhe të tjerë të kësaj grabitjeje të organizuar, ai mori pjesë në hapjen e dyerve të saj të blinduara, duke përdorur mjete të rënda, ashtu si edhe për tërheqjen e kasafortës në një vend të fshehtë, ku u krye hapja e saj. Ndërkohë që disa prej bashkautorëve në këtë grabitje kanë kthyer pjesën e shumës që kanë marrë, në shkëmbim të lirisë, Arben Këndezi nuk ka dorëzuar asnjë qindarkë dhe nuk ka dashur t‘ia dijë se çfarë i detyrohet shtetit dhe drejtësisë. Për më shumë se dhjetë vite me radhë, ai e përdori eksodin drejt Greqisë dhe fshehjen e identitetit të tij në shërbim të qëllimit për të mos u përgjigjur kurrë për krimet e kryera. Ndërkohë që mbi 10 vjet arratie në Greqi kaluan duke iu fshehur kërkimit ndërkombëtar e duke vazhduar rrugën kriminale, duke u përzier në punë të tjera të pista, sikurse është përfshirja në rrjete të fuqishme narkotrafiku ndërkombëtar, nën emra e pamje të rreme. Burim parash për të dhe familjen në Sarandë ka qenë ndërtesa trekatëshe që ai mundi të ngrejë në "mjegullën" dhe me paratë e rrëmbyera të ‘97-ës në qendër të qytetit të Sarandës, pikërisht mbi rrugën e shëtitores. Në Sarandë na thonë se dy kate të kësaj ndërtese të ngritur mbi lulishte prodhojnë para prej dhjetë vjetësh për Arben Këndezin.