Dollapi: Mungesa e dritave vijon edhe sot
Qyteti i Tiranës do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike për të paktën tri orë gjatë ditës së sotme. "Po bëhen investime në rrjet dhe po bëhet regjistrimi i abonentëve", është shprehur drejtori i përgjithshëm i OSSH-së, Sahit Dollapi. Në zonën e kthesës së Kamzës po punohet në rrjetin e shpërndarjes, një investim që kap shifrën e 150 mijë dollarëve. Ndërprerjet e energjisë do të prekin edhe debitorët, por jo me orare. "Konsumatorët nuk do të furnizohen me energji, nëse nuk paraqesin dokumentet e nevojshme që kanë bërë pagesën dhe janë debitorë ndaj OSSH-së", tha Dollapi. Gjatë ditës së sotme do të ketë mungesë të dritave në zonat e "Ali Demit", Rruga e Elbasanit, rruga "Bardhyl", Ministria e Shëndetësisë, "Myslym Shyri", Farka dhe Qyteti Studenti.