Taksat, plani deri më 2012
Niveli i taksave që paguan biznesi do të qëndrojë i pandryshuar për të paktën deri më 2012-ën. Plani i qeverisë për 4 vitet e ardhshme parashikon rritje të nivelit të të ardhurave, por jo reduktim, sikundër premtoi në fushatën e majit 2005. TVSH-ja, tatimi mbi fitimin dhe tatimi mbi të ardhurat do të qëndrojnë në nivelet aktuale, përkatësisht 20 për qind dhe 10 për qind. Rishikimi i shkallës tatimore do të jetë vetëm për akcizat, sigurimet shëndetësore dhe për taksat doganore. Duket se reforma fiskale në Shqipëri është mbyllur me hartimin e taksës së sheshtë, kurse për të tjerat nuk parashikohet ndonjë ndryshim. Taksa e kontributeve do të ulet me 5 për qind, kurse taksat doganore do të kenë ulje me 2 për qind deri më 2011-ën. Sa u takon akcizave, mendohet për një ndryshim të tyre, me synim përshtatjen me nivelet që aplikojnë vendet e Bashkimit Evropian dhe të rajonit. Ekspertë të Ministrisë së Financave kanë bërë parashikime edhe për të ardhurat nga këto taksa, duke paralajmëruar rritje deri me 314 miliardë lekë në vitin 2012. Rritja e të ardhurave është parashikuar duke u nisur nga zhvillimi ekonomik mesatar prej 6 për qind, si dhe mbajtja e inflacionit afër objektivit 3 për qind.
TVSH
Të ardhurat nga TVSH-ja parashikohen të rriten me ritme të qëndrueshme, duke mbajtur një nivel pak a shumë konstant në përqindje të PBB-së në nivelet 10.1-10.2 për qind. Në vlerë absolute, të ardhurat nga ky tatim priten të jenë rreth 118 miliardë lekë në vitin 2009, deri në rreth 161 miliardë lekë për vitin 2012. Niveli i kësaj takse parashikohet të qëndrojë e pandryshuar me 20 për qind. Ministria vlerëson se rritja e të ardhurave nga kjo taksë do të vijë falë rritjes ekonomike dhe punës së bërë nga administrata për të ulur informalitetin.
Tatimi
Tatimi mbi fitimin, i përgjysmuar me 10 pikë përqindje, solli rënie të të ardhurave për buxhetin e shtetit gjatë vitit 2008. Të dhënat flasin për një rënie në masën 11 për qind në krahasim me 2007-ën. Pavarësisht këtij fakti negativ, Ministria e Financave mendon se të ardhurat nga taksa do të pësojnë rritje, pasi parashikohet zgjerim i taksapaguesve nga ulja e normës me 50 për qind. Për vitin 2009 të ardhurat nga ky tatim janë rreth 13 për qind më të larta se në vitin e kaluar, ose rreth 21 miliardë lekë. Në periudhën 2010-2012 pritet një nivel të ardhurash deri në rreth 29 miliardë lekë. Ky përmirësim i të ardhurave mendohet se do të vijë nga rritja e vullnetarizmit të bizneseve për të paguar taksat. Ekspertë të ministrisë parashikojnë një rritje të të ardhurave nga kjo taksë edhe nga puna e administratës tatimore, e cila ndikon deri me 2 për qind në nivelin e arkëtimeve. Niveli i kësaj takse, që aktualisht është 10 për qind, nuk do të ndryshojë për 4 vitet e ardhshme.
Akciza
Parashikimi i të ardhurave nga akciza për vitin 2008 është rreth 36 miliardë lekë dhe me buxhetin për vitin 2009 të ardhurat nga kjo taksë parashikohen në 44 miliardë lekë, me një rritje vjetore prej 25 për qind, ose 3.8 për qind e PBB. Ndryshe nga taksat e tjera, nga akciza qeveria parashikon një rritje të lehtë në raport me PBB-në, deri me 4 për qind. Niveli i kësaj takse, e cila aplikohet për mallrat e konsumit që vijnë nga importi (pije alkoolike, cigare, kafe, naftë) do të jetë objekt i ndryshimeve nga Ministria e Financave. Masa e ndryshimeve dhe artikujt që preken nuk janë bërë ende të ditura. Megjithatë, aktualisht qeveria ka planifikuar rritjen e akcizës për naftën me 37 lekë litri. Sa i takon rritjes vjetore, akcizat do të kenë shënjestër 12 për qind rritje. "Edhe pse ndryshimi i politikave nuk është përfshirë në parashikim, në vitet që vijnë normat e akcizave për disa nga mallrat e forta pritet të harmonizohen me strukturën e akcizave në legjislacionin e harmonizuar të Bashkimit Evropian", sqaron Ministria e Financave.
TAP-i
Për Tatimin mbi të Ardhurat Personale, TAP, parashikohet që gjatë viteve të ardhshme të ketë një rritje të vazhdueshme të bazës tatimore, duke pasur të pandryshuar normën e tatimit mbi të ardhurat personale, e cila ndryshoi në korrik 2007 me aplikimin e taksës së sheshtë prej 10 për qind. Edhe pse biznesi kërkon rishikim të taksës drejt uljes, qeveria mbetet e vendosur për të aplikuar taksë fikse 10 për qind mbi të ardhurat, pavarësisht nivelit të tyre. Rrija e kësaj takse në korrik po garanton të ardhura të sigurta për qeverinë deri në masën 80 për qind rritje. Në vitin 2012, nga TAP-i do të sigurohen rreth 35 miliardë lekë, me një rritje mesatare prej 10 për qind.
Dogana-MSA
Ulja e taksave,
humbje e dyfishtë
Që prej dhjetorit të vitit 2006 e deri më 2011-ën, Shqipëria do të jetë e detyruar të reduktojë taksat doganore në raport me vendet anëtare të Bashkimit Evropian. Edhe BE-ja po vepron në të njëjtën mënyrë, madje duke toleruar në disa mallra te kuotat dhe tarifat. Ulja e taksave doganore konsiderohet humbje e dyfishtë. Buxheti i shtetit humbet miliarda lekë çdo vit nga reduktimi i tarifave, ndërsa tregtia e jashtme po e thellon akoma e më shumë deficitin. Të ardhurat nga taksat doganore do të vazhdojnë trendin rënës të tyre për periudhën 2009-2011, si rezultat i reduktimit të niveleve të tarifës doganore nga zbatimi i angazhimeve tarifore të ndërmarra në Marrëveshjen e Ndërmjetme BE—Shqipëri, OBT, CEFTA, MTL me Turqinë. Reduktimet e këtyre tarifave me OBT-në do të jenë deri në 2009-ën dhe reduktimet thelbësore të MTL me BE, CEFTA dhe me Turqinë do të jenë më drastike gjatë 2008-2011. Kështu, për vitin 2009 janë parashikuar të mblidhen 6 miliardë lekë, ose 35% më pak se parashikimi për vitin 2008. Për periudhën 2010-2011 parashikimet janë respektivisht 5.6 miliardë lekë, 6 miliardë lekë.
BE
Në vitet që vijnë, normat e akcizave për disa nga mallrat e forta pritet të harmonizohen me strukturën e akcizave në legjislacionin e harmonizuar të Bashkimit Evropian
Politika fiskale 2009-2012
• Mbajtja konstante e normës së TVSH-së
• Aplikimi i efekteve pozitive që janë marrë nga zbatimi i politikës së taksës së sheshtë për tatimin mbi të ardhurat personale dhe tatimi mbi fitimin
• Rishikimi i nivelit të akcizës së mallrave të forta
• Ulja e të ardhurave nga taksa doganore si rezultat i zbatimit të angazhimeve tarifore në Marrëveshjen e Ndërmjetme BE-Shqipëri, CEFTA, MTL me Turqinë
• Ulja e normës së kontributeve të sigurimeve shoqërore për pjesën që paguan punëdhënësi nga 20% në 15%. Kjo masë do i shtrijë efektet duke filluar nga 1 maj 2009
Rritja ndaj PBB-së të ardhurat viti
19.6% 230,168 milionë lekë 2009
19.6% 254,714 milionë lekë 2010
19.8% 282,978 milionë lekë 2011
19.9% 313,546 milionë lekë 2012