Prokuroria: Ftojmë Fazliç për dëshmi
Damir Fazliç ftohet sërish në Shqipëri të japë shpjegime për akuzat e pastrimit të parave. Lajmi bëhet i ditur nga burime zyrtare të Prokurorisë së Tiranës. "Kemi njoftuar shtetasin Damir Fazliç që të japë shpjegime në Prokurorinë Shqiptare, pasi kemi ngritur dyshime se ai ka pastruar para në vendin tonë. Avokatët e tij na kanë paraqitur adresën e të hetuarit", deklarojnë burimet. Sipas tyre, në këtë adresë i kanë nisur një fletëthirrje për dëshmi në Prokurorinë e Tiranës. "Sipas procedurave, Fazliç mund të mbërrijë në Shqipëri para datës 28 shkurt 2009, kohë kur mbaron afati i letër-porosive që u janë dërguar pesë shteteve për veprimtarinë e serbo-boshnjakut. Bashkangjitur me letër-porositë, i kemi dërguar shtetasit Damir Fazliç edhe thirrjen në prokurori. Fletëthirrja është dërguar në Angli dhe Bosnjë", shtojnë burimet.
Fletëthirrja
Prokuroria e Tiranës konfirmoi zyrtarisht dje pasdite se ka dërguar në Bosnjë dhe Angli fletëthirrje për Damir Fazliç. Thirrja është dërguar së bashku me pesë letër-porositë në Qipro, Kroaci, Bosnjë, Zvicër dhe Angli, për të zbardhur pastrimin e parave nga shtetasi serbo-boshnjak, Damir Fazliç, në Shqipëri. Burime nga Task-Forca kundër krimit ekonomiko-financiar thanë se në këto shtete, 34-vjeçari ka krijuar kompani pa kapital që të kryente pastrim parash. Sipas Prokurorisë Shqiptare, pastrimi i parave fillonte nga shteti i Qipros, ku Fazliç ka shitur kompaninë "Crown Acquisition". Më pas, transferonte paratë e shitjes së kompanisë në Shqipëri dhe arrinte të përfitonte qindra dynymë tokë në Durrës. Por prokuroria është thelluar në hetime dhe ka dërguar një letër-porosi në Zvicër. Në këtë shtet ka të dhëna se Fazliç ka një kompani tjetër që ka shërbyer si nënkontraktore për shitjen e "Crown Acquisition...". Gjithashtu, Prokuroria Shqiptare shpreson në një bashkëpunim të ngushtë me zviceranët edhe për transfertën e 1.7 milionë eurove nga Tirana në Zyrih. Një tjetër letër-porosi është dërguar në Kroaci, ku kërkohet informacion për disa kompani të tjera të Fazliç që veprojnë në këtë shtet. Ndërsa letër-porosia në Qipro dhe Angli shërben për rezidencat e Damir Fazliç. Në Angli, hetuesit shqiptarë, i kanë dërguar 34-vjeçarit në "shtëpi" një fletëthirrje. Adresa është marrë nga avokatët mbrojtës së serbo-boshnjakut. Ndërkohë, i kontaktuar nga gazeta "Shqip", avokati Genc Gjokutaj, që mbron interesat e Damir Fazliç në Shqipëri, tha se fletëthirrja e prokurorisë ende nuk ka shkuar në duart e klientit tim. Ai tha se nuk ka komunikuar me Fazliç dhe i hedh poshtë deklaratat se i mbrojturi prej tij do të vijë në Shqipëri.
Ndërkohë, zyrtarisht, prokuroria thotë se serbo-boshnjaku i hetuar për pastrim parash, ka transferuar 1.7 milionë euro nga një bankë shqiptare drejt një banke në Zvicër. E gjithë procedura është kryer pas shitjes së kompanisë "Crown Acquisition", duke ngritur dyshime të forta se Damir Fazliç ka kryer pastrim parash në Shqipëri.
Shtyrja e hetimit
Hetimet për shtetasin serbo-boshnjak, Damir Fazliç, do të shtyhen edhe tre muaj. Vendimi është marrë rreth 10 ditë më parë nga dy prokurorët e çështjes, Dritan Rreshka dhe Besnik Cani. Arsyeja e shtyrjes së hetimit është kryerja e disa veprimeve të tjera hetimore para se të marrin një vendim përfundimtar për dosjen. Burime nga Prokuroria e Tiranës thanë se pritet që të mbërrijnë letër-porositë nga Qipro dhe Kroacia, ku dyshohet se Fazliç ka kryer pastrim parash. Gjithashtu, hetuesit e çështjes presin përgjigje nga Zvicra, ku dyshohet se janë transferuar nga Shqipëria paratë e shitjes së kompanisë së Fazliç. Megjithëse Gjykata e Tiranës vendosi që Damir Fazliç nuk ka kryer asnjë vepër penale, akuzat e ngritura kundër mikut të Kryeministrit, (deklaruar nga vetë ai) kanë detyruar Prokurorinë Shqiptare të verifikojë të gjitha transaksionet e kryera në emrin e tij, në bankat e nivelit të dytë në vend. Një arsye më shumë për shtyrjen e hetimeve është edhe thirrja e Fazliç për dëshmi në Prokurorinë Shqiptare.