Pango, mbështetje për investimin në Kakome
Ministri i Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Ylli Pango, mori pjesë në fundjavë në një takim me operatorët turistikë të rrethit të Vlorës. Takimi i organizuar nga dhoma e tregtisë dhe industrisë së Vlorës kishte si qëllim evidentimin dhe parashtrimin e problematikave që operatorët turistikë kanë në Vlorë dhe parashtrimin e tyre përpara ministrit me qëllim pritjen e ndërhyrjes nga ana e strukturave shtetërore për favorizim dhe zhvillim të turizmit në Vlorë edhe më tej. Ministri bisedoi edhe me përfaqësues të kompanisë prestigjioze "Club Med", të cilët po ndërtojnë një fshat turistik në gjirin e Kakomesë. Ministri siguroi përfaqësuesit e kompanisë se ministria e tij dhe qeveria shqiptare do të ofrojnë të gjithë ndihmën e nevojshme për kapërcimin e vështirësive, për të realizuar këtë investim të rëndësishëm. Ai theksoi se qeveria është e angazhuar në zhvillimin e turizmit për ta bërë Shqipërinë një nga resurset turistike më të mëdha në rajon.