Kriza prek edhe industrinë, bien shitjet dhe prodhimi
Bizneset në Shqipëri po ndiejnë gjithnjë e më shumë efektet që vijnë nga rënia e ekonomisë në disa nga vendet më të mëdha të botës. Bazuar në të dhënat e industrive më të rëndësishme të vendit vlerësohet se pothuajse të gjithë sektorët e prodhimit dhe të shërbimeve, që nuk janë pjesë e financimeve publike të garantuara, kanë dhënë shenja të qarta të problematikës në rritje. Vështirësitë kanë filluar të ndihen në 6-mujorin e dytë të vitit 2008 dhe janë shprehur në dy forma kryesore: fillimisht në uljen e nivelit të shitjeve (në vlerë dhe njësi), e më pas në uljen e prodhimit (në vlerë dhe njësi). Për situatën e krijuar është shprehur dje Konfindustria, e cila mbron interesat e bizneseve në sektorin e industrisë. Sipas saj, sektorët më të prekur nga pasojat e krizës në 6-mujorin e dytë të vitit 2008 (në vlerë dhe njësi) vlerësohen të jenë industria e prodhimit të mineraleve, metalurgjikja, e materialeve të ndërtimit, industria mekanike, e prodhimit të pijeve alkoolike/birrës, si dhe industria e përpunimit të mishit.
Konfindustria vlerëson se rreziku më i madh për industritë shqiptare të prodhimit dhe të shërbimeve paraqitet nga rritja e ndjeshme e konkurrencës të prodhimeve të vendeve të tjera në kushtet e luftës për tregje tashmë të varfëruara rajonale, evropiane dhe globale. Administratori i saj, Gjergj Buxhuku, vëren me shqetësim se kostot bazë të prodhimeve dhe shërbimeve vendore janë në rritje, nëse do të krahasohen relativisht me kostot e ngjashme të vendeve konkurrente të rajonit. Sa më sipër vërehet sidomos në kushtet e uljes së thellë të çmimeve të lëndëve të para kryesore në tregjet ndërkombëtare të pasqyruara mjaft zbehtë në tregjet respektive shqiptare. Gjithashtu, problem shqetësues janë edhe termat e kredidhënies, relativisht mjaft të shtrenjta në tregun bankar shqiptar.
Konfindustria vlerëson se në pamundësi objektive të shtetit për të ndërtuar paketa financiare, sikundër vendet e zhvilluara, të mjaftueshme për përballimin e pasojave të krizës globale, vëmendja duhet përqendruar në ndalimin e daljes jashtë në mënyrë të panevojshme të parave të shqiptarëve nëpërmjet pakësimit të kostove shtesë të përhershme, që rëndojnë në ekonominë shqiptare, në politikën fiskale dhe financiare për mirëdrejtimin e investimeve private dhe publike në sektorët eficentë të ekonomisë dhe përmirësimin e domosdoshëm të menaxhimit të sistemit bankar.
Sektorët më të prekur nga pasojat e krizës në 6-mujorin e dytë të vitit 2008 (në vlerë dhe njësi) vlerësohen të jenë:
- Industria e prodhimit të mineraleve
- Industria metalurgjike
- Industria e materialeve të ndërtimit
- Industria mekanike
- Industria e prodhimit të pijeve alkoolike/birrës
- Industria e përpunimit të mishit
Ndërkohë, vlerësohet se qëndrueshmëri dhe një rritje të lehtë ka pasur në nivelin e shitjeve industria e miellit dhe nënprodhimeve të tij.