E Diel, 1 Nëntor 2026

Retro/Histori: 11 qershor 1903 Vrasja e Obrenovicit

Puçi i Majit ishte një grusht shteti i vitit 1903, ku mbreti i Serbisë, Aleksandër Obrenoviç dhe gruaja e tij mbretëresha Draga, u vranë brenda Pallatit Mbretëror në mesnatën mes 10 dhe 11 qershorit. Ky akt çoi në zhdukjen e Derës së Obrenoviçëve, e cila kishte sunduar Serbinë që nga mesi i shekullit të 19-të. Ekzekutimi i dyshes mbretërore u organizua nga një grup oficerësh të ushtrisë, të udhëhequr nga kapiteni Dragutin Dimitrijeviç Apis. Pas Puçit të Majit, froni mbretëror serb i kaloi rivalëve të Derës së Karagjorgjeviçëve. Grushti i shtetit pati një ndikim domethënës në marrëdhëniet e Serbisë me fuqitë europiane: Dera e Obrenoviçëve ishte aleate me Austro-Hungarinë, ndërsa dinastia e Karagjorgjeviçëve kishte lidhje të ngushta me Rusinë dhe Francën. Të dyja dinastitë merrnin ndihmë financiare nga sponsorët e tyre të huaj e të fuqishëm. Bashkë me dyshen mbretërore, konspiratorët vranë kryeministrin Dimitrije Cincar-Markoviç dhe ministrin e Ushtrisë, Milovan Pavloviç.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›