E Shtunë, 31 Tetor 2026

Retro/Press: Attentat kundrë Shigurisë së Shtetit

Nga letrat që muarmë për çështjen e Polenakëve të Worcester-it, zgjothmë për botim atë të Zotit V. G. Gourlar, se është më e shkurtëra dhe s’del jashtë pikës që është nënë bisedim.

Atdhetari ynë bën një detyrë duke mpruar Polenakët, në qofshin pa faj. Po dhe ne bëjmë detyrën t’onë duke mpruar gjakun shqipëtar.

T’i japësh Greqisë para për fishekë, kur Turqia është në buzë të luftës me Greqinë dhe kur fusha e luftës do të jetë Shqipëria, është jo vetëm një tradhësi kundrë kombit t’onë, po një kryengritje kundrë Mbretërisë, një attentat kundrë shigurisë së Shtetit.

Në qofshin të pafajshëm Polenakët e Worcester-it, gëzohemi, dhe gëzohemi tepër. Po mjerisht ngjau një gjë që bëri një përshtypje shumë të ligë; ATLANTIS-i, që botoj listat e nidihmëtarëve të ç’do vëndi ku vate Z. Matsuka, mënoj për Worcester-in. Vallë përse? Ne s’duam t’a thellojmë këtë çështje shumë, sado që kemi mjetin t’a thellojmë po deshmë, po i zëmë besë fjalës së Zotit V. G. Gourlar dhe thomi që ishin vetëm 2 Polenakë që blenë fishekë.

Tani, që te kullohen punët dhe të mos i vihet barë shumësisë për fajin e dy tradhëtorëve, këta të dy Grekër, në u ka mbetur pakë burrëri, duhet të dalin në shesh dhe të na dërgojnë emërat e tyre që t’i botojmë.

Emërat e Korçarit dhe të Drenovarit nuk i duam, se e dimë që Polenakët janë kallauzët, the ringleaders, dhe ata na bëjnë luftë me system. Kur u-botua KOMBI, kur u-themelua BESA-BESË, kur erdhi Z. Bajo, kur dolli DIELLI, kur u hap lista për librin e Meshës, gjithënjë Polenakët janë dëftuar armiq dhe armiq nënë-dhe, pas zakonit grek. Kur bëhet mesha shqip në Worceshter, Polenakët s’venë, futin dhe spica që të mos venë të tjerë. Kush është shkak që u-rëzua dega kishëtare e Worcester-it?...

DIELLI i ka mpruar Polenakët një herë: po do të mprojmë më parë Shqipërinë. Tre a katrë Polenakë që kanë rëfyer njerëzi janë nga ata që u-vendosnë në Korçë. Në deshë rojnë të çpërlahen dhe të tjerët, duhet të ndahen fare dhe botërisht nga ringleader-t që i marin më qafë. Ndryshe, pemën e politikës greke do t’a shohin kur të kthehen në Shqipëri.

Ne, kundërshtarë konstitucionalë dhe të kanunëshm të një parti në Turqi, po subjektë besnikë të Perandorisë Ottomane, i lutemi gurvernës s’onë të vëjë’re me kujdes se ç’bëhet këtu n’Amerikë.

“Shpresa” e Biddeford-it

Të djelën që shkoj më 30 Jenar shoqëria ndimëtare SHPRESA në Biddeford, Maine, kish mbledhje të përgjithëshme për të parë llogaritë edhe për të zgjedhur kryesinë dhe këshillëtorët për vitin e dytë të shoqërisë.

Mbledhja u-mbajt më një salon të bukur e më një nga më të mëdhenjtë të qytetit. Në mbledhje ishin mjaft Shqipëtarë, në mes të tyre ish dhe i përdn. At Fan Noli, i cili meshoj atë ditë aty.

Si panë logaritë edhe ujdisnë regullat edhe nyjat e kanunorit, u-këndua kanuntori edhe u pëlqye prej gjithë anëtarëve.

Shoqëria zgjodhi këta zotërinj: kryetar Z. Jani Nikolla, nën kryetar Z. Luka Lazi, arkëtar Z. Theodos Spiro, mledhës Z. Kosma Prift Trebicka, shkronjës Z. Nikola M. Katundi, këshillëtorë zz. Mihal Kalos, Andon Adam, Vasil Kiriako, Ilia Vasil Korça.

Adresa e shoqërisë s’onë është kjo:

88 Box P. O., Biddeford, Me.

Shkronjësi: Nikolla M. Katundi

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›