Dollari, nuk është më "kartëmonedha e gjelbër"
Dollari nuk është më vetëm i gjelbër. Nga dita e djeshme, një kartëmonedhë 5 dollarëshe, do të ketë edhe ngjyra të tjera përveç të gjelbrës tradicionale. Rezerva federale amerikane do të fillojë të shpërndajë kartëmonedhat në banka, të cilat më pas do t‘i qarkullojnë në dyqane, deri sa të përfundojnë në portofolat e amerikanëve. Pesë dollarëshi i ri është kartëmonedha e fundit e një gjenerate të re që synon t‘ua vështirësojë jetën falsifikatorëve pasi teknikat e prodhimit janë përmirësuar shumë. Në njërën anë është sërish imazhi i Abraham Linkolnit, Presidenti i 16-të amerikan, ndërsa në tjetrën memoriali i tij. Para saj edhe prerjet prej 10, 20 dhe 50 dollarësh kanë pësuar modifikime të ngjashme. Tani, pritet të ndryshojë dhe 100-dollarëshi.