Presidenti takon Plaçidon
Në ditën e dytë të vizitës së tij në Shqipëri, aktori i njohur italian Mikele Plaçido është takuar me Presidentin Bamir Topi. Presidenti e uroi për kontributin e tij të dhënë në interpretimin e filmave me temë nga jeta e shqiptarëve, vlerësoi interpretimet e tij të rëndësishme në mjaft role, të cilat pasqyrojnë shqetësimet dhe problemet më kyçe që shqetësojnë sot vendet e zhvilluara evropiane. Plaçido është shprehur se është i mahnitur nga ndryshimet pozitive të Shqipërisë dhe u shpreh entuziast për të ardhmen e saj edhe në planin njerëzor. "Filma të tillë luajnë një rol të rëndësishëm në ngritjen e urave kulturore dhe forcimit të lidhjeve mes popujve dhe kulturave, duke i shërbyer më së miri edhe edukimit të brezit të ri", tha Plaçido.