E Diel, 1 Nëntor 2026

Dollari rritet në nivelin më të lartë të një muaji

30 prill – Dollari është rritur në nivelin më të lartë të një muaji ndaj euros pasi të gjithë mendojnë se FED nuk do të vazhdojë me uljen e normës bazë të interesit.

Monedha amerikane ka patur rritjen më të madhe në këtë muaj edhe ndaj yenit, pasi Banka e Japonisë ka vendosur ta mbajë të pandryshuar normën bazë në nivelin 0.5%, në takimin e sotëm.

“Ka shumë mundësi që FED të sinjalizojë fundin e uljes të normës bazë të interesit”- tha Greg Gibbs, shef këmbimi në ABN Amro Holding NV.

Dollari është tregtuar në nivelin 1.5584 ndaj euros nga 1.5572 që këmbehej ditën e djeshme.

Dollari, i cili është rritur me 1.4% ndaj euros këtë muaj, ka rënë me 6.3% ndaj saj këtë vit. Kështu në datën 22 prill dollari është këmbyer për 1.6019 ndaj euros, niveli më i ulët që kur monedha evropiane u hodh në qarkullim në vitin 1999.

Parashikohet që monedha amerikane të tregtohet për 1.58 ndaj euros deri në fund të qershorit dhe 1.49 deri në fund të viti. Parashikimi është bër nga Bloomberg tek 41 analistë.

Shumica e tregtarëve mendojnë se FED do të ulë normën bazë të interesit deri në nivelin 2% ditën e sotme dhe më pas nuk do të ketë ulje të mëtejshme. Banka Qendrore Amerikane (FED) ka ulur normën bazë me 3% që prej muajit Shtator.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›