Dollari rritet pas rënies së çmimit të naftës
16 korrik – Dollari është rritur me ritmin më të lartë të dy javëve të fundit ndaj euros pas rënies së çmimit të naftës.
Vetëm një ditë më parë dollari ishte afër nivelit më të ulët të të gjitha kohëve ndaj euros.
Dollari është rritur me 0.5% deri në 1.5839 ndaj euros, nga 1.5911 që këmbehej ditën e djeshme, kur ai arriti edhe nivelin më të ulët të kohëve prej 1.6038.
Shefi i Bankës Qendrore Amerikane, Ben Bernanke tha sot para Komiteti Financiar në Uashington se rrisku i inflacionit dhe rënies ekonomike janë në rritje. Parashikimet e analistëve tregojnë 7% mundësi që Banka Qendrore të rrisë normën bazë të interesit me 2% në takimin e datës 5 gusht.
Dollari ka fituar pikë sot që pas rënies së çmimit të naftës me 6.74 dollarë për barrel deri në 132$.
Monedha amerikane ka filluar të humbë pikë ndaj euros që në datën 3 korrik, kur presidenti i Bankës Qendrore Europiane, Jean Claude Trichet tha se nuk do të ketë asnjë rritje tjetër të normës bazë të interesit të euros, pasi nuk ka arsye. Kjo deklaratë erdhi pasi ishte bërë rritja e normës së interesit të euros deri në 4.25%.
Ekonomistët parashikojnë një dobësim të dollarit ndaj euros, yenit dhe frangës zvicerane në gjashtë muajt e ardhshëm pasi të gjithë mendojnë se FED dhe Departamenti i Thesarit do ta kenë të vështirë të nxjerrin ekonominë nga kolapsi.