E Shtunë, 31 Tetor 2026

Benzema drejt Junajtid, të gjithë duan Tevezin

Profi lizohet në "valzer" sulmuesish në Premier, Ligue
1 dhe Seria A. Nis nga Franca, ku Karim Benzema
është nën vëzhgim të rreptë të Mançester Junajtid, të
gatshëm për të derdhur rreth 34 milionë euro për yllin e
Lionit. Ai do të zëvendësonte kështu Karlos
Tevezin, huazimi i të cilit skadon në
qershor. Sipas "The Sun", javën e kaluar
Sër Aleks Ferguson kishte dërguar vëllain
Martin për të vëzhguar sulmuesin algjerian,
të natyralizuar në francez, që konsiderohet
si një nga më të mirët në qarkullim,
aq sa në kërkim të tij janë hedhur prej kohësh
Real Madrid, Barcelona e Çelsi. Për
sa i përket Çelsit, "Daily Mail" thekson se
"Blues"-at kanë bërë një tjetër hap në drejtim
të David Vijas së Valencias. Gjithçka
ka ardhur menjëherë pasi zv/presidenti i
klubit spanjoll, Fernando Gomez Kolomer,
ka pranuar se, këtë verë njëri nga David Vija dhe David
Silva do të duhet të sakrifi kohet për shkak të borxheve.
Ky lajm bën të lumtur Realin dhe Barcelonën, skuadra
këto të interesuara për Vijën. Ndërsa Silva dëshirohet
nga Juventusi, Liverpuli e Mançester Junajtid. Duke u
rikthyer sërish në shtëpinë e "Red Devils"-ave, shikojmë
se Tevezi është zhgënjyer nga aktivizimi i pakët në këtë
sezon dhe tashmë ka vendosur të largohet nga "Old
Trafford". E bën këtë lëvizje, pasi nuk e ndien besimin e
Sër Aleksit, që preferon më shumë Dimitar
Berbatovin. "Daily Mail" është e bindur se,
argjentinasi do të largohet në fund të sezonit
dhe Liverpuli është një hap përpara
të tjerëve për të marrë Karlitosi, i cili mund
të luajë kështu përkrah bashkëkombësit të
tij, Javier Maskerano. Sigurisht, "Reds"-at
duhet të derdhin në tavolinë shumën prej
rreth 35 milionë eurosh për t‘ua rrëmbyer
sulmuesin konkurrentëve të tjerë.
Megjithatë, edhe vetë Ferguson duket se
ka ndryshuar mendje dhe ka thënë, që
nuk dëshiron ta lërë Tevezin të ikë. E njëjta
gjë po ndodh edhe me Arsen Venger, i cili
duket i detyruar t‘i thotë lamtumirë Emanuel Adebajorit,
që pëlqehet shumë nga Milani e Barcelona. Në qarkullim
ka dalë edhe emri i Roque Santa Kruz të Blekbërnit.
Mançester Siti kërkon të marrë Arjen Roben nga Reali i
Madridit për shumën e 20 milionë euro.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›