E Diel, 1 Nëntor 2026

Evropa kthen sytë nga "El Clasico „Bernabeu", udhëkryqi i titullit

Sfi da ndërmjet Realit të Madridit
dhe Barcelonës njihet
me të drejtë si "El Clasico".
Për faktin se përballja e sotme
në "Santiago Bernabeu" mund
të jetë vendimtare për kampionatin,
përkufizimi nuk ka
qenë asnjëherë kaq i goditur.
Kanë kaluar vetëm 360 ditë nga
periudha kur "blaugranat" u
gjunjëzuan me rezultatin 4-1 në
fushën e madrilenëve dhe i shihnin
rivalët historikë duke festuar
titullin kampion. Tashmë, pas
pothuajse një viti, Barça kryeson
La Ligan me 4 pikë avantazh
dhe nëse fi tojnë me të besuarit
e Huande Ramos, katalanët do
të fusin trofeun në kasafortë.
"Përpara kësaj ndeshjeje është e
pamundur të bësh llogari, do të
shkojmë atje për të fi tuar", deklaroi
mesfushori Andres Iniesta, një
prej lojtarëve kryesorë në ekipin
e Pep Guardiolës. "Karakteristika
kryesore e skuadrës sonë
gjatë këtij sezoni është se kemi
luajtur gjithmonë futboll ofensiv,
pavarësisht kundërshtarëve që
kishim përballë. Objektivi ynë ka
qenë të zhvillojmë lojë sulmuese
dhe spektakolare. Kemi besim
se do të marrim rezultat pozitiv
dhe me një fi tore do të ishim fare
pranë titullit kampion".
Ndeshja kundër Realit vjen
në një moment mjaft delikat për
Barcelonën. Skuadra e Guardiolës
ndodhet në garën për tre
trofe dhe transferta në "Santiago
Bernabeu" vjen vetëm pak ditë
përpara gjysmëfinales së kthimit
në Ligën e Kampioneve.
Të mërkurën, katalanët luajnë
në "Stemford Brixh" me Çelsin,
pas barazimit 0-0 në ndeshjen e
parë në Spanjë. Problemi i tyre
më i madh është mungesa e
Rafa Markez, i cili është dëmtuar
në gju, duke e mbyllur sezonin
përpara kohe. Por, një tjetër
mbrojtës, Xherard Pike, skuadra
duhet të jetë e përqendruar
maksimalisht, sepse vetëm në
këtë mënyrë mund të marrë tri
pikët në Madrid. "Do të jemi të
përqendruar, të gatshëm për
të sulmuar dhe për të fituar",
deklaroi ai. "Është e vërtetë se
Reali mund të jetë më i freskët,
por gjatë këtij sezoni, ne jemi
mësuar të luajmë disa ndeshje
të rëndësishme radhazi. Kishim
katër ditë në dispozicion për ta
përgatitur me detaje këtë sfi dë;
një periudhë e mjaftueshme.
Natyrisht që nuk do të jetë e lehtë,
megjithatë Barça do të luajë në
sulm, duke kërkuar të fi tojë një
ndeshje, e cila ka shumë peshë
në fatin e kampionatit".
Humbja e vetme e Ramos në
stolin "merengue" është pikërisht
ajo me Barcelonën, në dhjetor
2008 në "Kamp Nou". Që
prej asaj kohe, madrilenët kanë
fituar 17 takime dhe barazuar
një, duke u kthyer bindshëm në
luftën për titull. Kapiteni Raul
Gonzales e ka të qartë sesi do të
fi llojë përballja: "Do të tentojmë
të luajmë me ritëm të lartë që
prej minutave të para". Te Reali
nuk luan i skualifikuari Pepe,
ndërkohë që Arjen Roben mund
të kthehet nga dëmtimi. "Na
duhet vetëm fi torja, shtoi Raul.
E kemi të qartë që kur luajmë
në ‘Bernabeu‘, jemi të favorizuar.
Atmosfera brenda stadiumit do
të na ndihmojë të luftojmë për
tri pikët".

„Barça e ka kualitetin të
fitojë në fushën e Realit‰

Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta, është mjaft
optimist përpara duelit me rivalët historikë të Realit
të Madridit. "Nëse fi tojmë në ‘Santiago Bernabeu‘ do të
jemi fare pranë titullit", deklaroi drejtuesi i klubit katalan.
"Kemi shansin ta rrisim në shtatë pikë avantazhin me
Realin. Nuk duhet të harrojmë as faktin që kundërshtarët
tanë i presin dy sfi da të vështira me Valencian
dhe Vijarealin". Laporta nuk ka anashkaluar asnjë nga
skenarët e mundshëm: "Është një ndeshje e madhe si
për ne ashtu edhe për ata. Edhe në rastin më të keq, pra
nëse humbasim, ne do të mbetemi në krye. Gjithsesi,
Barça e ka kualitetin për të fi tuar jo vetëm në Madrid,
por në çdo fushë". Më tej presidenti foli edhe për rolin e
Mesit. "Lionel është një prej lojtarëve më të mirë në botë
dhe të gjitha skuadrat mendojnë si ta frenojnë. Shpresoj
që ai të zhvillojë një ndeshje të madhe në ‘Bernabeu‘".

Zidan „shtyn‰ madrilenët:
Titulli, mision i mundur
"Kurajo Real!". Tani duhet vërtet kurajë për të përballuar
me kokë lart Barcelonën në sfi dën që vlen një
sezon të tërë. Shpresat e madrilenëve për titullin kalojnë
nga "El Clasico". E di edhe Zinedin Zidan, ish-ylli i madrilenëve
dhe me shumë mundësi, konsulenti i ardhshëm i
Florentino Perez. "‘El Clasico‘ do të vendosë sezonin, ka
thënë dje francezi. Nëse Reali dëshiron të arrijë te titulli,
duhet të fi tojë patjetër". Por a ekzistojnë mundësitë reale
që të ndodhë kjo? "Kanë publikun në anën e tyre. Do të
jetë një mbështetje fondamentale". "Bernabeu" në raste
të mëdha bën gjithmonë diferencë: "Nëse Reali fi ton, ka
vazhduar më tej Zidan, muzika ndryshon. Nëse do të fi tojnë
Barcelona, që po luan shumë mirë, gjithçka mbaron".
Për këtë nuk ka asnjë dyshim. Megjithatë, ish-futbollisti
i njohur i Realit galaktik të Florentino Perez, ka besim se
Raul&Co i kanë të gjitha mundësitë.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›