E Shtunë, 31 Tetor 2026

Klaudio Ndoja rigjen veten në Legadue

Klaudio Ndoja, i lindur më 18 maj 1985, në Shkodër,
është një basketbollist shqiptar me nënshtetësi
italiane, që militon në radhët e Scafati Basket të
kategorisë profesioniste të basketbollit italian, Legadue.
Është rritur në klubin Vllaznia, por në 1998 u transferua
në Itali, ku ka luajtur në ligat e diletantëve, para se të
ngjitej në Serinë A me Orlandina. Pas përjashtimit të
Orlandinas nga Serie A, mbrojtësi kaloi në LegaDue
te Scafati Basket. Pas një ecurie të mirë në fi llim të
sezonit, ai pësoi disa ulje-ngritje për t‘u rikthyer tashmë
si një zëvendësues luksi në këtë skuadër. "Është e
vërtetë, pranon Ndoja, e nisa mirë dhe, më pas, pati një
periudhë të mungesës së besimin reciprok mes meje
dhe atyre që kisha përreth. Me Bartoçin kanë ndryshuar
disi gjërat. Ka ndryshuar mënyra jonë e lojës, por edhe e
imja. Kam më shumë përgjegjësi dhe besim, gjë që nuk
e ndjeja më parë. Kjo më ka ndryshuar mua. Tani jam
në një pozicion ku mund të jap më të mirën", nënvizon
basketbollisti shqiptar, Nodja.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›