E Diel, 1 Nëntor 2026

Sajmir Patushi: Respekt për Besën, por fi tojmë ne

Pasi ka siguruar finalen
e Kupës së Shqipërisë
(kundër Flamurtarit më
6 maj në Durrës), është
Besa pengesa e radhës
për Tiranën në rrugën drejt
titullit të 24-t kampion.
Bardheblutë po përjetojnë
një nga momentet e tyre
më të mira në këtë sezon.
Eliminimi në Kupë i Vllaznisë,
rivalit më të ashpër në luftën
për dy trofetë, ka lënë pas
një situatë shumë entuziaste
dhe ata janë të gatshëm të
japim maksimumin për të
mos lejuar askënd ta prishë
festën e tyre. Në stërvitjen
e djeshme është mësuar se
do të kenë dy mungesa të
sigurta, Dabulla dhe Devolli
(të skualifikuar për shkak
kartonësh). Në pikëpyetje
është edhe Agolli, i cili ka
udhëtuar drejt Finlandës
për t‘u paraqitur në radhët
e ekipit pronar të kartonit të
tij, Vaasias. Burime pranë
klubit bëjnë të ditur se ai
po negocion për t‘u rikthyer
te Tirana, por këtë herë
përfundimisht. Finlandezët
kanë kërkuar shumën e 50
mijë eurove për blerjen e
kartonit të tij. Megjithatë,
kjo nuk e zbeh vlerësimin e
bardhebluve për ndeshjen
ndaj Besës, që konsiderohet
një kundërshtar i vështirë
për t‘u mundur. Por për
mesfushorin e "rilindur"
në 6 muajt e dytë të këtij
sezonit, Sajmir Patushin,
Tirana e ka potencialin për
të fituar në Kavajë. "Ndaj
Vllaznisë treguam kush jemi,
nënvizon Patushi. Ne jemi
më të mirët, pasi u panë
qartë diferencat. Por sot,
ndaj Besës, duhet të bëjmë
kujdes. E respektoj tifozerinë
kavajase, por ne shkojmë
për fitore. Javët që kanë
mbetur, janë të gjitha fi nale
për ne, por mendoj se Tirana
do ia dalë mbanë", nënvizon
mesfushori, duke iu referuar
fi timit të titullit kampion.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›