Haxhi Krasniqi e Erjon Zeka më 21 dhjetor në ringun e Mynihut

Boksieri i ri shqiptar nga Juniku i Kosovës, Haxhi Krasniqi dhe shkodrani Erjon Zeka do të ngjiten në ringun e "Alabama Halle" të Mynihut në Gjermani më 21 dhjetor për të zhvilluar duelet e radhës, njofton "Albanianboxing.com". Kundërshtarët për të dy boksierët shqiptarë nuk janë bërë akoma të ditur. Përderisa për Krasniqin kjo do të jetë lufta e 23-të në ringun profesionist ku ka shënuar 19 fitore dhe dy humbje, për 25-vjecarin Erjon Zeka që bokson në kategorinë gjysmë të rëndë të ringut profesionist përballja e 21 dhjetorit do të jetë e 6-ta në karrierën profesioniste. Shkodrani Erjon Zeka e ka filluar karrierën në ringun profesionist më 23 qershor të këtij viti dhe deri më tani ka shënuar fitore në të gjitha duelet e tij.