Igli Tare, 90 minuta pa gol kundër Napolit

Ish-kapiteni i kombëtares shqiptare Igli Tare nuk ka arritur që të gjejë golin as në ndeshjen e Kupës së Italisë përballë Napolit, e fituar nga skuadra e Lazios me rezultatin 2-1. Sulmuesi shqiptar është aktivizuar për 90 minuta përballë napolitanëve, si asnjëherë tjetër në këtë sezon por nuk ka arritur që të gjejë rrjetën kundërshtare. 34-vjecari shqiptar që po kalon sezonin e tij të tretë te skuadra e Lazios nuk ka shënuar gol prej gati dy vitesh në një ndeshje zyrtare (kampionat ose kupë). Më sakt goli i fundit që mban firmën e Tares është ai i shënuar në ndeshjen kundër Askolit më 8 janar të vitit 2006. Që prej asaj kohe shqiptari ka qenë në "agjerim" i cili duket se do të vazhdojë edhe për një kohë pasi shqiptarit poi jepen fare pak minuta në ndeshjet kampionale.