Domenikali: Me tre Ferrari, do të rikthehet Shumi
Majkëll Shumaker mund të rikthehet në pistë për të drejtuar një Ferrari vitin e ardhshëm, në FIA do të vendosë që skuadrat të zbresin edhe veturën e tretë. "Është korrekte të themi, se nëse gjithçka shkon mirë, pse të mos e rishohim Shumin në një nga makinat tona?", ka thënë shefi i Ferrarit, Stefano Domenikali, në një intervistë për "The Times". "Është e vërtetë që po angazhohemi për makinën e tretë. E ndjejmë se një zgjidhje e tillë është për të mirën e Formula 1, ka shtuar Domenikali. Do të ishte mirë, nëse skuadrat më të rëndësishme të mund të kishin tre makina, sepse është pikërisht kjo, ajo që duan të pasionuarit".