Adebajor: Ju shpjegoj përse lashë Arsenalin
Sulmuesi togolez, Emanuel Adebajor, shpjegon se përse u largua nga Arsenali për te Mançesteri Siti. Ai nënvizon si arsye të parë "dëshirën për të bërë historinë me Mançester Sitin dhe jo për shkak të fitimit më të madh". "Askush nuk mund të thotë se një president apo menaxher i ofron një futbollisti një shumë të hollash për ta bindur atë që të nënshkruajë, theksoi Adebajor. Sezonin e kaluar më kërkuan Barcelona dhe Milani, por ato ishin klube që kishin bërë tashmë historinë. Çfarë mund të bëja unë? Te Mançester Siti kam një shans për ta bërë historinë, e kam një shans për të fituar titullin e parë kampion në Angli apo në Champions League".