E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fizikela-Truli shokojnë Formula 1

Në radhën e dytë do të pozicionohet çifti i Nik Hajdfeld (me BMV-Sauber) e Rubens Barrikelo (me Braun-Mercedes). Në radhën e tretë është Robert Kubica (me BMV-Sauber) e Kimi Raikonen (me Ferrari). Në vendin e shtatë është Toyota e Timo Glok. I teti do të jetë Red Bulli i Sebastian Vetel, i cili ka lënë pas shokun e skuadrës, Mark Veber. Nga vendi i fundit në grilën e nisjes, ferrasiti tjetër, Luka Badoer.

"Më duket se po përjetoj një ëndërr". Xhankarlo Fizikela, i cili do të niset sot nga vendi i parë në garën e Belgjikës në Formula 1, rrëfente gëzimin e tij në mikrofonat e ‘Sky Sport‘: ‘Askush nuk e priste ‘pole‘-n, por e ndjeja se mund të bëjë një paraqitje të mirë. Surprizën e kisha bërë që një ditë më parë me vendin e shtatë. Dje në mëngjes bëra modifikimet dhe e ndjeja se makina ishte shumë mirë. Kanë qenë prova të përkryera, i pari në seksionin 1, i katërti në seksionin 2 dhe pastaj xhiro fantastike për vendin e parë në seksionin 3. Nuk më besohet ende. Jam shumë lumtur dhe i karikuar për nesër. Falënderoj skuadrën time, e cila ka bërë një punë të mirë".

"Është vetëm një ëndërr për mua, jam i përqendruar te sezoni me Force India, kam një kontratë me këtë skuadër dhe nuk ka pasur asnjë kontakt me Ferrarin. Jam shumë i përqendruar te gara e nesërme". Piloti roman i Force India, Xhankarlo Fizikela, i është përgjigjur kështu njërës prej pyetjeve për zërat, të cilat e shikonin atë te Ferrari që nga gara e ardhshme në Monza, si zëvendësues i Luka Badoer, i cili në provat e djeshme në Spa ka shënuar kohën e fundit. "Do të doja të vazhdoja të isha pilot i Formula 1 edhe vitin e ardhshëm dhe do të më pëlqente të kisha një makinë kompetitive", ka shtuar Fizikela më pas

Klasifikimi

Pilotët

1. Jenson Button 72

2. Rubens Barrikelo 54

3. Mark Veber 51.5

4. Sebastian Vetel 47

5. Nico Rosberg 29.5

6. Luis Hemilton 27

7. Kimi Raikonen 24

8. Jarno Truli 22.5

9. Felipe Masa 22

10. Timo Glok 16

Konstruktorët

1. Brawn GP 126

2. Red Bull 98.5

3. Ferrari 46

4. MekLaren 41

5. Toyota 38.5

6. Uilliams 29.5

7. Renault 16

8. BMV Sauber 9

9. Toro Rosso 5

10. Force India -



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›