Domi dhe Seldi, ende të dashuruar. Çifti shkëmben puthje
Banorët e “Big Brother” kanë kaluar ditë të këndshme duke luajtur e biseduar me njëri-tjetrin. Duket sikur i kanë lënë për një çast mënjanë zënkat dhe janë afruar më shumë duke shijuar në të njëjtën kohë edhe rrezet e ngrohta të diellit pranveror.
Klodi: Manal ka akoma për të dhënëManal dhe Klodi qëndrojnë në kopsht dhe ajo shprehet se Klodi është shumë nervoz, pasi çdo gjë që i thonë të tjerët ai acarohet. Ai nuk e pranon dhe i thotë që është mirë. Manal e pyet Klodin se kë ka zgjedhur ai kur janë ndarë në grupe gjatë spektaklit dhe ai përgjigjet Mandin dhe Tatianën. Klodi e pyet nëse asaj i ka ardhur keq nga kjo zgjedhje dhe ajo përgjigjet se thjesht ka dashur ta dijë, por nuk i ka ardhur keq. Klodi shprehet se ai kishte arritur të komunikonte më tepër me Manalin, ndërsa me Tatianën dhe Mandin nuk kishte biseduar për çështje serioze dhe ai shpreson që Manal të arrijë ta kuptojë këtë zgjedhje. Ajo përgjigjet se e kupton që secili ka arsyet e veta. Klodi shprehet se ka vënë re që të gjithë ata që kanë qenë që në fillim kanë zgjedhur njëri-tjetrin. Manal shprehet se Kika ka zgjedhur Jetmirin dhe Erionin, për faktin se janë shokë, por dhe që janë dy konkurrentë të fortë. Klodi shprehet se asnjë nuk e dinte se çfarë do të bëhej me skuadrën që do të zgjidhnin, ndërsa ai ka menduar se do t’u thuhej të jetonin një javë me personat e skuadrës. Ai shton se Manal ka akoma për të dhënë në shtëpi dhe i uron qëndrim sa më të gjatë.
Jetmiri, vendin e parë për gënjeshtraJetmiri me Erionin qëndrojnë në një kënd të kopshtit dhe Erioni i thotë Jetmirit që ai do të zërë vendin e parë për gënjeshtra dhe i përmend se ka thënë që ka një djalë. Jetmiri i tregon se Kika dje i ka thënë se Tatiana ndihet e huaj në shtëpi, ndërsa Jetmiri kur ia ka transmetuar këtë gjë asaj, i ka thënë që këtë ia ka thënë Domi. Ai shprehet se do t’i bëjë të gjithë lëmsh dhe në këtë kuadër i ka thënë që nuk e ka mendjen se çfarë ndodh, pasi po mendon për djalin e tij. Ai shprehet se këtë gënjeshtër e morën për të mirëqenë edhe Seldi edhe Kika. Erioni përgjigjet se Jetmiri ka për të zënë vendin e parë për 1 prill, ditën e gënjeshtrave. Jetmiri shprehet se ai do ta zhvillojë historinë e tij dhe kërkon mendim nga Erioni, se nga cili shtet të thotë që e ka pasur vajzën me të cilën ka fëmijë dhe vendosin që do të thonë shqiptare, pasi do të jetë më tronditëse.
Seldi këshillon DominSeldi dhe Domi janë në dhomë duke folur për marrëdhënien e tyre dhe ai i thotë se ajo nuk ka nevojë ta prishë qetësinë dhe të mos flasë aty ku nuk duhet dhe shton se ai nuk po e mëson, pasi këto janë gjëra që ajo i di. Seldi shprehet se loja po shtrëngohet dhe ajo nuk duhet të lejojë ta prekin aty ku nuk mban. Domi dhe Seldi, më tej, kërcejnë të përqafuar në kopsht dhe përkëdhelen me njëri-tjetrin. Më pas aty dalin edhe banorë të tjerë, të cilët kërcejnë dhe këndojnë me ta. Ndërkohë që brenda në shtëpi, Mandi po gatuan dhe pse në mungesë të disa mjeteve që i nevojiten.
Thashetheme e dyshime për TatianënBanorët dalin jashtë dhe kërcejnë e këndojnë me muzikën në sfond. Një ndër ta është edhe Tatiana, e cila këndon bashkë me të tjerët në gjuhën greke. Ajo thotë se kupton dhe se di të flasë edhe greqisht, por jo në të njëjtin nivel me shqipen. Banorët çuditen nga fakti që Tatiana njeh pak nga shumë gjuhë të huaja, siç është edhe rusishtja, madje dhe deri tek arabishtja. Ajo u thotë banorëve se në makinën e saj dëgjon vetëm muzikë shqiptare e greke dhe këto janë dy gjuhët që di më shumë, por njeh edhe pak nga gjuhët e tjera. Kështu të gjithë diskutojnë për gjuhët e huaja, duke përmendur edhe fjalë të ndryshme. Pas kësaj bisede Jetmiri fillon ta pyesë Tatianën për të atin dhe Tatiana i përgjigjet shkurt se babai i saj nuk jeton që prej shumë vitesh dhe shkon të kërcejë përsëri. Sapo vajza çohet, Jetmiri u thotë të tjerëve se Tatiana u çua vetëm sepse ai po i bënte pyetje, duke bërë që të fillojnë thashethemet për vajzën italiane. Kështu, ata bëjnë thashetheme duke komentuar që nga mënyra se si Tatiana kërcen edhe vallen shqiptare dhe se sa mirë e njeh ajo gjuhën shqipe. Jetmiri thotë se është një rast i rrallë që një e huaj ta ketë mësuar kaq mirë gjuhën shqipe, saqë të kuptojë çdo fjalë edhe kur kjo përdoret me ironi apo nënkuptime. Më pas aty vjen edhe Kika, i cili dyshon te Tatiana, duke menduar se ajo mund të jetë një tjetër e infiltruar nga “Vëllai i Madh” ashtu si Enxhi. Kika vazhdon me këtë ide dhe u thotë banorëve të tjerë se ndoshta ajo do të dalë të shtunën nëse është vërtet e infiltruar. Pas disa minutash aty afrohet përsëri Tatiana dhe Kika i thotë vajzës se atij i ka ngelur merak që ajo nuk është e nominuar, duke vazhduar me idenë e infiltrimit. Më pas Tatiana shton se atë banorët nuk e kanë nominuar, pasi nuk munden, sepse “është e infiltruar”.
Vazhdojnë misteretBanorët herë pas here diskutojnë për lojërat e fundit që janë bërë në shtëpi, duke fshehur fillimisht rrobat dhe më pas enët e kuzhinës, për ta mbyllur me “shkatërrimin” e dhomës së gjumit. Ata bëjnë komente të ndryshme për pasojat që lanë pas këto lojëra, ndjenjat që provuan dhe deri tek autorësia e pazbuluar e tyre. Kështu Erioni thotë se fakti që ai kishte thënë se e kishte bezdi që t’i preknin rrobat, të cilat janë një ndër pikat e tij të dobëta, e bëri që të mërzitej më tepër me lojën e fundit, edhe pse me të qeshur i rrëzoi të gjitha rrobat përtokë, duke i hedhur sa andej-këtej. Pas tij diskutimi vazhdon edhe tek Edi dhe Seldi, të cilët gjykojnë si të mërzitshëm faktin që lojërat po përsëriten njëra pas tjetrës dhe askush nuk po merr përsipër se kush është autori. Më pas Tatiana diskuton me Klodin. Ai e fajëson, duke u nisur nga fakti që ajo ishte e para që i gjeti enët e fshehura të kuzhinës, por Tatiana nuk e pranon autorësinë. Tatiana shkon pranë Mirit dhe i thotë se ajo e di që është Jetmiri ai që fshihet pas dy lojërave të fundit dhe të dy diskutojnë se përse vajza mendon ashtu dhe Miri mohon pjesëmarrjen e tij në lojë. Megjithatë, pas gjithë këtyre diskutimeve të gjata, autorësia e lojërave vazhdon të ngelet mister për pjesën më të madhe të banorëve, përjashtuar vetëm pjesëmarrësit në të.
Seldi dhe Domenika, përsëri çiftGjatë ditëve të fundit, edhe pse kanë deklaruar se do të qëndrojnë vetëm miq, Seldi dhe Domenika kanë qëndruar gjatë gjithë kohës pranë njëri-tjetrit. Pas momenteve të lodhshme të lojërave dhe debateve, të dy shkojnë në dhomën e gjumit dhe shtrihen në të njëjtin krevat. Domenika fillon që t’i tregojë Seldit me detaje për bisedën që pati me Kikën dhe për faktin se Kika i kishte kërkuar falje për shprehjet ofenduese në drejtim të saj. Ndër të tjera, Domenika i tregon Seldit edhe për bisedën që kishte bërë me Kikën për ndjenjat e saj për Seldin dhe lidhjen e tyre.
Pasi folën për djalin nga Kosova, Seldi dhe Domenika shkëmbejnë shikime, përkëdhelje dhe sigurisht nuk mund të mungonte edhe puthja në buzë. Kështu, të dy të rinjtë duket se po rindërtojnë lidhjen e tyre dhe në shtëpinë e BB ka përsëri një çift. Gjatë qëndrimit në dhomën e gjumit Seldi i thotë Domenikës se e do shumë fort dhe e përkëdhel gjatë gjithë kohës. Më pas ata luajnë me njëri-tjetrin, ndërsa banorët e tjerë në sallon luajnë me pantomime.
Manal: Nuk e njoh OltënManal, Domenika dhe Seldi rrinë të ulur në të njëjtin krevat dhe bisedojnë. Ndër të tjera Manal thotë për Oltën se nuk ka asnjë lloj afrimiteti. Ajo thotë se nuk ka arritur ta njohë, pasi me të nuk ka biseduar asnjëherë. Seldi e pyet nëse i ka kërkuar ndonjëherë Oltës të bisedojnë. Manal thotë se duke parë që Olta nuk i është afruar, edhe ajo e ka pasur të vështirë që t’i afrohet dhe nuk i ka folur. Më pas shton se ndoshta kjo ka ndodhur si rezultat i ikjes së Adës, çka bëri që Olta javën e kaluar të ishte gjatë gjithë kohës e mërzitur për largimin e mikeshës së saj. Seldi i thotë se Olta ashtu sillet në fillim, nuk afrohet menjëherë, por me kalimin e kohës ato do mund të kenë marrëdhënie shumë të mira. Domenika kundërshton Seldin dhe i thotë se ajo ka vënë re se Olta ka hyrë shumë shpejt në muhabet me banorë të tjerë që nga fillimi dhe madje ka krijuar miqësi të forta, si për shembull me Bledin dhe Adën. Aty vjen edhe Tatiana, e cila hyn menjëherë në bisedë. Seldi vazhdon të ngacmojë Manalin duke folur me Tatianën dhe i shpjegon kësaj të fundit bisedën që po bënin për Oltën nëpërmjet shakave të vazhdueshme. Tatiana thotë se as ajo nuk është afruar me Oltën dhe se ndryshe nga banorët e tjerë që i kanë pyetur vajzat për shumë gjëra nga jeta e tyre, për familjet dhe vendet nga vijnë, Olta nuk i ka pyetur asnjëherë gjatë këtyre dy javëve qëndrim në shtëpinë e BB.
#